Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i shpreh urimet e para nga Myftinia e Shkodrës.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, urimet e para për besimtarët myslimanë, i përcolli nga qyteti i Shkodrës.
E shoqëruar dhe nga deputetë të qytetit dhe autoritetet e pushtetit local, zonja Topalli bëri një vizitë në Myftininë e Shkodrës.
Besoj se kjo është një ditë shumë e bukur, është një ditë paqe, një ditë e begatisë për familjet e tyre, një ditë gëzimi dhe një festë që festohet nga të gjithë njëlloj. Uroj që edhe ditë më të bukura do të vijnë më pas- uroi të gjithë besimtarët në qytetin e Shkodrës Kryetarja e Kuvendit.
Myftiu I Shkodrës, Imam Ndriçim Sulejmani ka falenderuar ngrohtësisht Kryeparlamentaren Topalli për respektin që tregoi duke zgjedhur Shkodrën për të uruar Fiter Bajramin.
Kryetarja e Kuvendit ka vizituar dhe Selinë e komunitetit mysliman në Tiranë. Duke përcjellë urimet e saj drejtuesve të komunitetit, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi ditën e sotme, një festë për të gjithë besimtarët. Kryetarja e Kuvendit tha se mesazhi Fitër Bajramit është dashuria, respekti për njeriun dhe vlerat humane.
Lumturi, mirësi, dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët në familjet e tyre. Ky urim natyrisht më parë I shkon besimtarëve myslimanë, por në fakt kjo është një festë për të gjithë- u shpreh në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit.