Kryetarja e Kuvendit zhvillon takime të rëndësishme me delegacionet parlamentare të Çekisë, Serbisë, Ukrahinës, Polonisë dhe Brazilit.Fokus i takimeve; bashkëpunimi parlamentar dhe sfidat integruese të Shqipërisë dhe rajonit.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli zhvillo sot një sërë takimesh shumë të rëndsishme me delegacionet parlamentare pjesëmarrës në Konferencën rajonale për fëmijët organizuar në Tiranë nga Kuvendi i Shqipërisë në Bashkëpunim me IPU dhe UNICEF.
Gjatë kësaj konference, Kryetrja e Kuvendit bisedoi në takime të veçanta me delegacionet e parlamenteve të Çekisë, Serbisë, Ukrahinës, Polonisë dhe Brazilit.
Një prej takimeve ku Kryetarja e Kuvendit u ndal më gjatë ishte ai me përfaqësuesit e parlamentit të Çekisë, vend i cili merr presidencën e rradhës së Bashkimit Europian në gjashtë mujorin e ardhshëm.
Ratifikimi i MSA-së dhe së fundmi ratifikimi që Dhoma e Deputetëve i bëri protokollit të anëtarësimit të shqipërisë në NATO është një shenjë e mbështetjes që Çekia ka dhënë gjithmonë për Shqipërinë, tha Kryetarja e e Kuvendit.
Përfaqësuesit e delegacionit parlamentar çek përgëzuan Kryetaren e Kuvendit për organizimin në Tiranë të Konferencës rajonale të nivelit të lartë mbi çështjen e fëmijëve, duke e konsideruar këtë një nga konferencat më të rëndësishme në këtë fushë sensitive.
Ata theksuan se së shpejti Çekia do të përfundojë procesin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ky, thanë ata, është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e Aleancës së Veriut.
Ne besojmë, theksuan ata, se së shpejti Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, jo vetëm për shkak të progresit të dukshëm por edhe pasi Europa është e paplotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve është vital edhe për BE-në e cila do të mbetej e reduktuar në politikat e aj vetëm me vendet e Europës qendrore.
Në takim u diskutua edhe mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve siç ishte rasti i privatizimit të OSSH-së nga një kompani çeke, por edhe për rritjen e numrit të turistëve çek në Shqipëri.
Një tjetër takim takim ishte edhe ai me nënkryetaren e parlamentit të Serbisë, Judita Popovic. Në takim u bisedua mbi domosdosmërinë e bashkëpunimit parlamentar veçanërisht në objektivat e përbashkëta integruese. Është një moment shumë i rëndësishëm për Ballkanin, tha Kryetarja e Kuvendit dhe është shumë e rëndësishme që vendet tona të bashkëpunojnë jo vetëm për stabilitetin e rajonit por edhe në plan dy dhe shumë palësh, pasi çdo hap pozitiv i secilit prej vendeve tona është hap pozitiv për gjithë Ballkanin. Nënkryetarja e parlamentitë Serbisë nga ana e saj tha se parlamentet e rajonit kanë shumë pika të përbashkëta bashkëpunimi dhe marrëdhniet e gjithashme mes këtyre vendeve janë shumë të rëndësishme në sfidat që ky rajon ka përpara. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria mbështet shtrirjen e menjëhershme të misionit të EULEX në të gjithë territorin. Edhe në takimet me delegacionet e parlamenteve të Polonisë dhe Ukrahinës biseda u ndal në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes parlamenteve jo vetëm me vizita të niveleve të larta por edhe me shkëmbime përvojash përmes vizitave të grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare. Më tej, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me zotin, Paolo Da Costa, përfaqësuesin e Parlament të Brazilit, vend i cili organizoi para pak kohësh Konferencën e tretë ndërkombëtare mbi trafikimin seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve. Zoti Da Costa vlerësoi aktivitetet që Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe kundër dhunës dhe trafikimit të tyre. Ndoqa me shumë interes fjalën tuaj, tha ai për gjithçka që Kuvendi i Shqiprisë ka bërë për fëmijët si edhe për seancat e hapura me ta. Edhe zhvillimi i kësaj konference të nivelit të lartë në Tiranë është një tregues i vëmendjes që ju dhe Kuvendi i Shqipërisë i kushtoni kësaj çështjeje kaq thelbësore. Më tej biseda u ndal edhe në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar, ndërsa Kryetarja e Kuvenit tha se do të mirëpriste me kënaqësi një vizitë të Kryetarit të parlamentit të Brazilit në Tiranë.