E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti shqiptar një model për vëmendjen ndaj fëmijëve dhe grave. Kryetarja e Kuvendit takon Sekretarin e përgjithshëm të IPU-së, Anders Johnsson

  Njëri prej personaliteteve më të larta dhe më me influencë në  Unionin Ndërparlamentar, Sekretari i  përgjithshëm i  IPU-së, Anders Johnsson ishte sot i  ftuari i  veçantë i  Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.   Zoti Johnsson, prej dhjetë vitesh në këtë pozicion të rëndësishëm, një nga kontribuesit kryesor të zhvillimit të programeve të IPU-së në forcimin dhe promovimin e demokracisë në botë, ndodhet në Tiranë posaçërisht për të marrë pjesë në një prej seminareve më të rëndësishme rajonle që do të nisë nesër në Tiranë.   Seminari dy ditor i  organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me IPU-në dhe UNICEF-in me temë: Roli i  parlamentarëve për parandalimin dhe reagimin ndaj shfrytëzimit të fëmijëve dhe adoleshentëve ka sjellë në Tiranë rreth 20 delegacione parlamentare të një niveli të lartë të parlamenteve rajonale, europiane dhe botërore.   Zoti Johnsson, një ekspert i  ligjeve dhe politikës ndërkombërtare, i  të drejtave të njeriut, çështjeve gjinore por dhe i diplomacisë parlamentare tregoi një interes të veçantë për të gjitha nismat që parlamenti shqiptar ka ndërmarrë në këto çështje.   Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Johnsson me fushatat sensibilizuese dhe me turet e saj në qytete e fshatra të Shqipërisë duke përçuar mesazhet e luftës kundër dhunës në familje, për një kujdes shëndetësor të grave dhe për nxitjen e tyre për tu bërë pjesë e politikës vendimarrjes.   Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme nismat e parlamentit dhe Kryetares së Kuvendit  në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve grave zoti Johnsson tha se:   Para pak kohësh unë diskutova në një takim të OKB-së në NewYork për rolin që parlamentet duhet të luajnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave dhe, ju siguroj se në konferencat e tjera ku do të marr pjesë do të referoj me kënaqësi modelin që paarlamenti shqiptar ofron për vemëndjen e tij të veçantë në këto drejtime sensitive.
Para një viti tha Kryetarja e Kuvendit, ne kemi ratifikuar Konventën Për të drejtat e fëmijëve, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë për fëmijë.  dhe shumë shpejt do të ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual.   Biseda më tej u fokusua edhe në rolin thelbësor të diplomacisë parlamentare  në proceset integruese të vendit veçanërisht në fazën e ratifikimit të MSA-së dhe Protokollit të NATO-s.      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›