E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryevepra e de Goyas fshihte një portret

Një pikturë e panjohur më parë e Francisco de Goyas është zbuluar nën njërën nga kryeveprat e tij. Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 11:34

Lajmin e ka dhënë muzeu “Rijksmuseum” në Amsterdam. Vepra e papërfunduar është zbuluar nën portretin e Don Ramon Satue, duke përdorur teknikë të re të rrezeve ultra vjollce.

Mendohet se në këtë pikturë, Goya ishte përpjekur ta portretizonte një gjeneral francez, që ka gjasë të jetë vëllai i Napoleon Bonapartes, Joseph. Sipas zyrtarëve të “Rijksmuseum”, maestro spanjoll ka mundur ta mbulonte portretin për shkaqe politike. Joseph Bonaparte për një kohë të shkurtër ishte Mbret i Spanjës, në periudhën kohore prej vitit 1808 deri më 1813.

Kur ushtria u dëbua nga Ferdinandi VII, Goya, dëshironte të distancohej nga regjimi francez. Artisti i kishte shërbyer mbretit francez dhe për shkak të pakënaqësive me regjimin e Ferdinandit VII, kishte aplikuar për leje qëndrimi në Francë, ku jetoi deri në vdekje në vitin 1828. Piktura e re është zbuluar përmes një teknike të zhvilluar nga Universiteti i Antwerp dhe “Delft University of Technology”.

Kjo teknikë me shumë sukses ishte testuar në një pikturë të Van Goghut dy vjet më parë, kur u gjend portreti i një gruaje prapa veprës “Patch of Grass”, të realizuar në vitin 1887. Që nga ajo kohë, një version ‘skeneri’ me rreze ultra vjollce, duke u dhënë mundësi muzeve që të ekzaminojnë pikturat që janë shumë të ndërlikuara dhe nuk mund të lëvizen.

Sipas muzeut “Rijksmuseum”, piktura e Goyas është “portret formal i një burri që vesh uniformë”. Detajet e fytyrës së tij asnjëherë nuk janë kompletuar por “dekoratat e uniformës tregojnë se bëhet fjalë të një ushtarak të rendit të lartë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›