E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikata e pronesise, Jaka: Lehtesi per biznesin e vogel

Dhoma e Tregtise dhe Industrise, se bashku me Shoqaten e Ndertuesve, do te paraqese nje dokument me propozime shtese per te lehtesuar me tej regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne Tirane. Duke pershendetur memorandumin e nenshkruar para pak ditesh, kreu i Dhomes, tha se biznesi i vogel perfiton nga legalizimi i pronave. "Ne mendojme qe ky memorandum mirekuptimi do te sjelle nje lehtesim per qytetaret e Tiranes, lidhur me autoresine e prones se blere, por te pacertifikuar. Doja te permendja mundesite qe i jepen ketij target grupi qytetaresh, per te implementuar me sukses nisma apo sipermarrje te vogla apo te mesme, ne sektorin privat, duke i konsideruar tashme pronat e tyre si nje potencial kolaterali ne marredhenie me sistemin bankar te kredidhenies. Se shpejti, DHTI ne bashkepunim dhe me shoqaten e ndertuesve ne Tirane, do te hartoje specifikime teknike, pasi duke e pare nga procedura dhe forma, nuk ka nevoje per nderhyrje ne akte ligjore dhe nenligjore", tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI. Kreu i biznesit ka kerkuar qe ministria e Financave te punoje per te perfshire ne nje pakete te vetme, amnistine fiskale dhe memorandumin qe do te lehtesoje dhenien e certifikatave te pronesise per apartamentet e rreth 450 pallateve dhe mbi 5 mije shtesave ne kryeqytet. Nderkohe, vetem dy dite me pare kryeregjistruesi Arben Qirjako tha se procesi i hipotekimit te pallateve pritet te nise ne nentor te ketij viti dhe te zgjase deri ne mes te vitit 2012.

Dokumentacioni

Tashme nuk ka me pengesa per te realizuar hipotekimin e pallateve, duke qene se ka me shume lehtesira ligjore. Keshtu, eshte vendosur heqja nga lista e dokumenteve te kerkuara per regjistrim, me konkretisht dokumenti i vertetimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve qe jane paguar detyrimet tatimore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›