E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeveprat tërhoqën 6 mijë vizitorë

6 mije vizitore ka numeruar Galeria Kombetare e Arteve ne perfundim te ekspozites me kryevepra te piktures boterore, “Shkelqime klasike dhe atmosfera te shek xx”. Jo vetem publiku shqiptar por edhe ai i huaj pati mundesi te shijonte 71 vepra, te emrave me te njohur si Picaso, Shagall, Andi ëorhool, Antonio van Dike, Luca Girodano etj.

"Shkelqime klasike ishte nje ekspozite me e vizitueshmja ne Galerine Kombetare te Arteve. Eshte regjistruar nje numer rreth 6 mije vizitore, te cilet kane frekuentuar te dy seksionet e kesaj ekspozite. Per here te pare vepra te artisteve te njohur te shek. XX, por dhe XVI-XVII preken token shqiptare", tha Rubens Shima, drejtor i GKA.

E pas ketij koleksioni te jashtezakonshem, pergjate muajve te veres, publiku ne galeri do te rigjeje te stabilizuar linjen “120 vjet art te kultures dhe skulptures ne Shqiperi”. Ndersa ne vjeshte do te vijne dy projekte te reja.

"Pergjate muajve te veres ka stabilizuar perseri linjen e saj. Ne sezonin e vjeshtes Galeria Kombetare do te kete dy projekte te rendesishme, nje koleksion shume i rendesishem i artit bashkekohor boteror. Do te ndiqet me nje ekspozite te dyte, te nje autori te rendesishem spanjoll, Antonio Klave", vijon Shima. Nderkohe qe salla e perkohshme e galerise do te mbyllet gjate veres per t’iu nenshtruar rinovimit.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›