E Diel, 1 Nëntor 2026

Ignasi Terraza koncert në Tiranë

Me tinguj jazzi ambasada spanjolle ka permbyllur presidencen spanjolle te Bashkimit Europian ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane. I ftuar special ishte Ignasi Terraza, nder pianistet me te njohur te jazzit ne Spanje qe solli nje atmosfere te rralle per publikun qe ishte i pranishem ne salle.

I lindur ne Barcelone, Terraza njihet si pianist jazzi qe ka intepretuar perkrah me te medhenjeve te muzikes se jazzit ne boten spanjolle. I verber qe ne moshen 10 vjecare ai eshte diplomuar per inxhinieri kompjuterash dhe qe prej vitit 1983 i eshte dedikuar teresisht jazzit. Ai thote se muzika jazz i sjell atij ngjyrat per te cilat ka nevoje.

“Muzika per mua perbehet nga ngjyrat, eshte shume e lidhur me ngjyrat dhe nje kompozitor ka ne duart e tij paleten e ngjyrave te nje piktori. Me kontrastet, vemendjen ndaj vendeve te ndryshme dhe tranzicionin e bute jane koncepte qe qendrojne shume prane dy gjuheve te artit, piktures dhe muzikes”, thote Ignasi Terraza, jazz pianist.

Gjate koncertit per publikun shqiptar ai me trion e tij muzikore interpretuan jo vetme pjese te jazzit standard por edhe shume pjese tunes te kompozuara nga Terraza qe bartin edhe tinguj katalanas prej nga ai vjen. Qe prej vitit 2003 artisti qe ka bashkepunuar me emra te tille si David Mitchell, Susana Sheiman, dhe Jesse Davis.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›