Ministri i Brendshem i Rumanise jep doreheqje

Ministri i Brendshem i Rumanise ka dhene doreheqjen pas protestes se policise kunder shtrengimeve buxhetore me te ashprat qe ka ndermarre qeveria nder vite. Opozita tani po kerkon doreheqjen e tere qeverise e cila miratoi shkurtime te thella te pagave per ti ndihmuar vendit te tejkaloje krizen ekonomike.
Ministri i Brendshem i Rumanise Vasile Blaga paraqiti doreheqjen pasi 6 mije police te zemeruar nga shkurtimi i pagave me 25 per qind marshuan drejt pallatit presidencial.
Deshmitaret thane se policet goditen pallatin me veze duke bertitur Dil jashte o qen i mjere. Zoti Blaga u tha gazetareve se i vinte keq per incidentin. Ai shpjegon se e paraqiti doreheqjen para Kryeministrit Emil Boc dhe e quan veprimin e tij te ndershem.
Ai shton se eshte i vetedijshem qe po le postin ne nje kohe kur Rumania synon ti bashkengjitet zones se Bashkimit Evropian ku udhetareve nuk u nevojitet pasaporta e njohur si zona e Shengenit. Por ai e ben te qarte se ministria ka nevoje per nje njeri te ri ne krye pas protestes se policeve. Zoti Blaga thote se policet ndermoren nje veprim te jashteligjshem dhe se harruan betimin e bere. Gjesti i tyre - thote ai - nuk pasqyron te gjithe punetoret e ministrise dhe se gjykatat duhet te vendosin se si ti denojne policet qe protestuan. Vasile Blaga pritet te zevendesohet nga Traian Igas nje ligjvenes jo aq i njohur nga radhet e partise ne pushtet te liberaleve demokrate.
Edhe Presidenti rumun Traian Besescu ndihet i indinjuar nga protesta e policeve. Ai liroi nga detyra policet e angazhuar per mbrojtjen e tij vendim i cili e beri te veshtire per te qe te arrinte ne zyre ne kohe. Televizioni rumun ka transmetuar pamje te Presidentit Basescu qe ngiste vete makinen per ne pune duke pire cigare dhe duke folur ne telefon nga makina e tij Dacia Logan nje prodhim jo i kushtueshem rumun. I bllokuar ne trafik si cdo udhetar tjeter ne kryeqytetin Bukuresht zoti Basescu u tha gazetareve se mund te vonohej per pune.
Por Presidenti mund te ndeshet me me shume pengesa ne rruge ndersa protesta te tjera jane planifikuar kunder masave te qeverise per te kursyer qe perfshijne shkurtimin e theksuar te pagave per punonjesit publike dhe rritjen e taksave per te luftuar deficitin buxhetor. Qeveria e Presidentit Basescu nuk ka qene ne gjendje te paguaje rrogat dhe pensionet pa nje hua nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe huadhenes te tjere. Por ne kembim per kredine FMN kerkon veprime te fuqishme per te reduktuar borxhin e Rumanise. Ne vitin 2009 ekonomia rumune u tkurr me me shume se shtate per qind dhe qeveria ka nevoje per mbeshtetje nga FMN-ja Bashkimi Evropian dhe Banka Boterore pjeserisht per te paguar pagat dhe pensionet. Mes tensionesh ne rritje zoti Basescu ka zhvilluar bisedime emergjente me kreun e policise se vendit dhe kreun e policise kunder protestave nderkohe qe opozita i ka bere thirrje Kryeministrit te jape doreheqje.
Protesta kunder masave shtrenguese gjithashtu jane zhvilluar edhe ne France Britani Greqi Spanje dhe vende te tjera qe kane probleme buxhetore. Ne Slloveni mijera punonjes te sektorit publik protestuan te henen ne nje greve qe nuk i eshte caktuar perfundimi kunder planeve per te ngrire rrogat e tyre per dy vjet.