Sanxhaku po behet vater e re ne Ballkan

Tensionet po rriten ne rajonin e Sanxhakut ne Serbi te banuar me shumice myslimane ku boshnjaket thone se nevojat e tyre nuk po perfillen nga zyrtaret ne Beograd. Shqetesimet jane rritur edhe nga mospajtimet ndermjet komuniteteve rivale myslimane. Sporti ishte gjithcka ne ish-Jugosllavi keshtu qe nuk ishte befasi kur banoret e qytetit me te madh ne rajonin e Sanxhakut dolen ne rruge ne fillim te ketij muaji per te festuar rezultatin e ndeshjes Turqi-Serbi ne gjysmefinalen e kampionatit boteror te basketbollit ne Stamboll.
Ajo qe ishte me befasuese ishte fakti se ishte Turqia e jo Serbia pala qe e fitoi ndeshjen.
Banoret e Sanxhakut kryesisht myslimane i mbushen rruget ate mbremje duke u gezuar per humbjen e ekipit te shtetit te tyre duke valevitur flamuj turq dhe duke brohoritur Sanxhaku nuk eshte Serbi.
Sead Biberovic aktivist nga organizata joqeveritare Sanxhak IN i tha radios Evropa e Lire se u shqetesua nga ajo qe pa ne protestat e basketbollit por shtoi se fajin e ka Serbia.
Boshnjaket ne Serbi duan ta shohin Serbine si shtetin e tyre. Ata duan qe Serbia te jete vendi i tyre atdheu i tyre. Por teksa mund te them se cka duan ata nuk mund te them se kjo ndodh gjithmone. Para se gjithash Serbia gjithashtu duhet te fajesohet sepse per fat te keq nuk vepron si nene per te gjithe qytetaret luajale te saj per burrat dhe grate boshnjake - tha Biberovic.
Sanxhaku rajon me 420 mije banore ne jug te Serbise eshte i banuar kryesisht me myslimane kurse ne Novi Pazar boshnjaket jane kater here me shume se serbet.
Megjithese rajoni ishte kursyer nga mizorite e medha gjate lufterave ballkanike armiqesite e vjetra vazhdojne ti ndajne komunitetet serbe dhe myslimane te Sanxhakut.
Shume banore e konsiderojne veten pasardhes te osmaneve perfshire Rizo Kucevic i papune baba i pese femijeve i cili e sheh si atdheun e vet Turqine e jo Serbine.
Ashtu si shumica e popullates ketu ne Novi Pazar une ndiej se Turqia eshte me e afert me ne per shume arsye. Njera eshte ndjenja e lidhjeve pothuaj paternaliste. Turqia tash eshte superfuqi ne Evrope dhe ne Azi prandaj do te vazhdoje ta luaje rolin qe e kishte njeqind vjet me pare. Turqia nuk do ta pushtoje Ballkanin por do te vazhdoje te kete ndikim te madh. Kjo eshte e sigurt - u shpreh Kucevic per radion Evropa e Lire.
Nderkohe mospajtimet me Beogradin vazhdojne te jene te pranishme ne jeten e perditshme. Me shume se nje mije boshnjake te zemeruar protestuan ne fillim te muajit kunder planit te zyrtareve serbe per ndertimin e nje foshnjoreje ne token per te cilen shumica besojne se eshte prone e bashkesise lokale islame.
Nje numer protestuesish u arrestua gjate demonstratave ndersa sjellja e policise u cilesua me rrenje raciste.
Disa thone se shtypja synonte ti ndeshkoje myslimanet per shkak se nuk e mbeshteten kandidatin e preferuar te Beogradit ne zgjedhjet e fundit per Keshillin Kombetar Boshnjak nje nga disa trupat e reja per mbrojtjen e te drejtave te pakicave ne Serbi.
Pjese e problemit gjithashtu eshte se fituesi ne zgjedhjet e qershorit myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorlic eshte luajal ndaj autoriteteve ne Bosnjen fqinje dhe ka propozuar publikisht autonomi per Sanxhakun gje qe i ka zemeruar shume autoritetet ne Serbi.
Zukorlic ngadhenjeu bindshem ndaj rivaleve te tij njerez me lidhje te ngushta me Beogradin Rasim Lajic minister i Punes dhe Sulejman Uglanin ish-kryebashkiak i Novi Pazarit.
Por tani linden pyetjet nese Zukorlic eshte njeriu i duhur
Perse rrobat e mia te shkaktojne turp dhe jo rrobat e Dalai Lames Nese nuk eshte e lejuar per mua atehere nuk duhet te jete per askend. Kjo domethene se duhet ti fshijme dr. Martin Luter Kingun apo Gandin. Te gjithe keta ishin autoritet fetar - tha myftiu i Sanxhakut Zukorlic per radion Evropa e Lire.
Zukorlic vazhdimisht kishte riperseritur se ngritja e tensioneve ne Sanxhak lehte mund te shpertheje ne dhune skenar te cilin Serbia nuk deshiron ta shohe ne territorin e vet edhe pse me sukses e ka zbatuar ne pjesen veriore te Kosoves dhe ne Republiken Serbe te Bosnjes.