E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per pronat, plagosen me disa plumba dy gra

DURRËS - Nje sherr brenda fisit per motive pronesie ka shkaktuar dy te plagosura ne nje fshat te Durresit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes duke gdhire dita e djeshme, nderkohe qe policia ka vene ne pranga autoret, vetem dje paraditen. Sipas burimeve zyrtare te policise ngjarja ka ndodhur ne fshatin Rubjeke ne komunes se Maminasit ne Durres. Grate e plagosura jane 57-vjecarja Nurie Koci dhe Majlinda Kertalli, 28 vjece. Dy grate e plagosura u transportuar me urgjence ne spitalin rajonal te qytetit, ku ndodhen jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e dy diteve me pare, kur rreth ores 23:30 minuta, ne fshatin Rubjeke, Maminas, nga banoret e zones jane degjuar te shtena armesh, keta te fundit kane njoftuar menjehere policine. Pas njoftimit te marre ne drejtim te vendit te ngjarjes, kane shkuar menjehere forcat e policise qe bene dhe arrestimin Ramazan Kocit. Grupi hetimor pas deshmise se marre ne vendngjarje arriti ne perfundimin se Koci 26 vjec, duke qene nen efektin e pijeve alkoolik ka qelluar me nje arme pushke, te llojit 20-she, ne drejtim te baneses se fqinjit te tij, njekohesisht kusheririt, Gezim Koci. Gjate aksionit te pare, ne oret e mesnates, ne pranga te efektivave blu ka perfunduar i dyshuari i pare, Ramazan Koci, 26 vjec, nga fshati Rubjeke, i denuar dhe me pare per "vjedhjes". Nderkohe qe paraditen e djeshme eshte arrestuar dhe Subi Brika, 22 vjec, po nga Rubjeka, i pa denuar me pare. Mbi 26-vjecarin Koci rendon akuza e konsumimit te veprave penale te "plagosjes se rende nga pakujdesia", si dhe "armembajtje pa leje". Ndersa mbi Subi Briken rendon akuza e "armembajtje pa leje" dhe "veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes".

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›