E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryhet autopsia mbi Gaddafi-n

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të ish -udhëheqësit Muamar Gadafi, i vrarë javën e kaluar.

Një prej mjekëve i pranishëm gjatë autopsisë i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters të dielën se “Kemi punuar gjatë gjithë natës dhe autopsia mbi trupin e Gadafit ka mbaruar”

Mjeku ka folur në kushte anonimati duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me përfundimet e autopsisë.

Autopsia është kryer në një morg në qytetin e Misratas rreth 200 km në lindje të Tripolit.

Zyrtarë lokalë thanë se pas autopsisë trupi do të kthehet sërish në një “frigorifer” të vjetër në qytetin e Misratas, ku do të mund të shihet nga publiku.

Nje dite me pare, Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe SHBA kerkuan te behet autopsia mbi trupin e Gadafit, pas dyshimeve per menyren e vrasjes se ish-kolonelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›