E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut takojnë Tadiçin, diskutohen barrikadat

Përfaqësuesit e komunave paralele të veriut të Kosovës, pritet të takohen sot në Beograd me presidentin e Serbisë Boris Tadiç ku në fokus të takimit do të jetë zgjidhja e krizës në veri.

“Presidentin Tadicçdo ta njoftojmë për situatën në veri të Kosovës dhe në lidhje me bisedimet që i kemi pasur dje me krerët e KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë”, ka thënë përfaqësuesi i komunës paralele të Zveçanit, Dragisa Miloviç.

Ai ka vlerësuar se krizën në veri nuk mund ta zgjidhin përfaqësuesit e komunave dhe se është e domosdoshme që këtu të përfshihet edhe udhëheqja shtetërore e Serbisë.

Për takimin e sotëm, serbët në fshatin Jagnjenicë janë njoftuar nga përfaqësuesi i Zubin Potokut, Slavisha Ristiç.

Një ditë më parë, kreu i EULEX-it, Ksavie De Marnjak, dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, takuan përfaqësuesit e komunitetit të serbëve të veriut të Kosovës ku nuk u arrit asnjë marrëveshje për heqjen e barrikadave në veri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›