Bullgaria zgjedh sot presidentin e ri
Në Bullgari ka filluar votimi në orët e para të mëngjesit të së dielës ku do të votohet për zgjedhje presidenciale në një situatë të rënduar nga kriza ekonomike dhe nga emergjenca e romëve. Bëhet e ditur se për herë të parë së bashku me zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen edhe zgjedhjet administrative. Më shumë se 6,9 milionë bullgarë janë thirrur për të votuar për presidentin e tyre të ardhshëm.
Ndërkohë kandidatët për president në listë janë 18, por më të favorizuar janë vetëm tre emra. e ngushtë dhe bazohet vetëm në tre emra. Sipas sondazheve duket fakt i kryer fitorja e 47 vjeçarit Rossen Plevneeliev, që është edhe kandidat i partisë konservatore në Pushtet, GERB.
Ndërkaq gjashtë ish ministra kandidojnë për postin e presidentit, ndër ta edhe një ish-komisionere e BE-së, një aktor dhe një politikan i pavarur. Sipas analistëve në vështrim të parë duket një shoqëri personazhesh të famshëm, por vetë fushata elektorale është pa përmbajtje dhe e varfër në ide. Këtë përshtypje përcolli edhe dueli i fundit në televizion, në të cilin morën pjesë tre kandidatët me më shumë shanse dhe zëvendësit e tyre respektivë.
Fushata zgjedhore është cilësuar pa përmbajtje thelbësore për të ofruar nga ana e kandidatëve, dhe një nga arsyet, është që kreu i shtetit në Bullgari ka pak pushtet. Në raundin e parë të zgjedhjeve nuk pritet që ndonjë nga kandidatët të arrijë shumicën e nevojshme absolute.
Votimet për kreun e shtetit do të bëhen në mënyrë direkte, për të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, si dhe për herë të parë të bashkuara me zgjedhjet administrative.