Kryhet ekspertiza e Griselda Roshit, priten rezultatet

Griselda Roshi, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi e cila pretendon se është rrëmbyer nga persona të panjohur dhe më pas është detyruar të lindë fosnjën e saj në mënyrë makabre ka mbërritur sot në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Ajo është shoqëuar nga efiktiva të policisë dhe nga familjarë të saj ndërsa për rreth 1 orë ekspertët mjeko-ligjorë kanë kryer ekzaminimet për të vërtetuar se çfarë kushtesh ka lindur foshnjen e saj 28-vjeçarja Griselda Roshi.
Ndërkohë familjarët e Griselda Roshit ka deklaruar për “Ora News” se nuk kanë pasur konflikt me askënd ndërsa kërkojnë nga drejtësia të zbardhë ngjarjen.
Gjithashtu një nga shoqet e saj ka deklaruar për “Ora News” se Griselda Roshi vinte për konsulta në Tiranë. Sipas saj asaj i kishte mbetur edhe 1 javë për të lindur prandaj ndodhej tek e ëma në Tiranë.
“Jam takuar me Griseldën pas ngjarjes por ajo nuk shpjegon dot se çfarë ka ndodhur. Nuk jepte asnjë detaj dhe nuk ishte në gjendje të fliste” rrëfen më tej shoqja e Briseldës.
Kreu i degës së PS-së në Kavajë Edmond Dobjani në një prononcim për “Ora News” e ka cilësuar ngjarjen si akt criminal i cili ka prekur gjithë opinionin kavajas. Ai kërkoi nga drejtësia shqiptare të veprojë urgjentisht dhe me saktësi të madhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi nuk ka pasur asnjë shqetësim më parë, ndërsa nuk dha detaje në lidhje me motivin e ngjarjes.
Griselda Roshi denoncoi ditën e djeshme se ishte rrëmbyer nga persona të armatosur të cilët i kishin hequr fëmijën që do të sillte në jetë pak ditë më vonë.