E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria hedh poshtë rrëmbimin e Griselda Roshit

Prokuroria për Krime të Rënda hedh poshtë versionin e rrëmbimit të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Në një deklaratë për shtyp Prokuroria për Krime të Rënda thekson se në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.
 

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda, thekson më tej se në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.
 

Griselda Roshi denoncoi ditën e djeshme se ishte rrëmbyer nga persona të armatosur të cilët i kishin hequr fëmijën që do të sillte në jetë pak ditë më vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›