Kryhet riorganizimi i LDG, degën e Tiranës do e drejtojë Eneida Guria
Të enjten, Lidhja Demokratike e Gruas e Shqipërisë organizoi Kuvendin e Degës Tirane në sallën e Teatrit te Operës dhe Baletit te Kryeqytetit. Kuvendi kishte për qellim analizën e punës së LDG Dega Tiranë si dhe mbajtjen e zgjedhjeve për organet drejtuese te kësaj Dege. Ne kuvend morën pjese 187 delegate nga te gjitha njësite e qytetit te Tiranes dhe nga Bashkia Kamëz, si dhe mbi 300 te ftuara anëtare dhe simpatizantë te Partisë Demokratikë dhe LDGSH-së. Kuvendi u hap nga Znj. Majlinda Bregu, kryetare e Grupit te punës për organizimin e zgjedhjeve ne Tirane, e cila beri një analize te shkurtër te punës se bere ne një periudhe një vjeçare për ristrukturimin dhe riorganizimin e strukturave te LDG-se ne Degën e Tiranes. Ajo evidentoi punen e mire te bere nga te gjitha zonjat anëtare dhe drejtuese te Lidhjes si dhe vuri theksin mbi vazhdimin e kësaj pune për te rritur numrin e anëtareve te LDG-se ne Tirane si një nder degët me te rëndësishme te saj. Kuvendin e përshëndetën edhe z. Aldo Bumçi, Kryetar i Partisë Demokratike Dega Tirane dhe Z. Gerti Bogdani, Kryetar i Forumit Rinor te Partisë Demokratike, te cilët gjithashtu falënderuan zonjat dhe zonjushat për punën e tyre ne te gjitha fushatat dhe aktivitetet e organizuara gjate këtij viti por sidomos për punën e tyre gjate fushatës se zgjedhjeve lokale 2011 ne qytetin e Tiranes.
Një vend te rëndësishëm ne Kuvend zuri fjala përshëndetëse e Kryetares së Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqipërisë, Znj. Albana Vokshi. Znj.Vokshi beri një përshkrim te detajuar te punës qe është bere nga te gjitha grupet për ristrukturimin dhe riorganizimin e Lidhjes ne te gjithë territorin e vendit. Në fjalën e saj ajo u përqëndrua më shumë në problemet e shumta të hasura (të mbartura apo të krijuara gjatë procesit), por sidomos mbi sfidat me te cilet janë përballur zonjat ne këtë proces. U evidentua edhe puna e mire e bere ne te gjithë vendin për rritjen e anëtarësisë së kësaj organizate, e cila tashme numëron mbi 10 mijë anëtare aktive ne te gjithë vendin nga te cilat mbi 3000 janë vetëm ne qytetin e Tiranes, duke e shndërruar LDGSH në organizatën politike të grave më të madhe në vend.
Ne përfundim te fjalëve përshëndetëse, u zhvilluan edhe zgjedhjet për Kryesine dhe Kryetaren e LDG-se dega Tirane. Delegatet zgjodhën 24 zonja si anëtare kryesie te degës nga 60 propozime te bëra nga anëtarësia. Për pozicionin e Kryetares se Degës garuan Znj. Estela Gostivari dhe Znj Eneida Guria. Ne mbyllje te procesit Kryetare e LDG-se për degën Tirane u shpall Znj. Eneida Guria.