Ndaloni së kërkuari një doktrinë të Obamës
Herё pas here, komentatorët zbulojnë edhe nga një strategji të re që i jep gjallëri dhe ndjell interes kundrejt figurës sё Barack Obamës. Së pari ai ishte kandidati kundër luftës, për arsyen se veprimtaria e tij paraprake në lidhje me principet demokratike, dhe kishte tё bënte me kundërshtimin e tij tё vazhdueshëm për luftën nё Irak. Por disa të djathtë, duke përfshirë edhe Robert Kagan, theksuan se ai ishte njё ndërhyrës, duke ju referuar çështjeve si Afganistani.
Disa kritikuan shumanshmërinë e tij,duke u fokusuar e kritikuar indirekt ofertat dhe angazhimin e tij tё gjithanshёm, qё nga Irani nё Rusi dhe duke konkluduar aktualisht me Kinën. Kohët e fundit, duke shikuar ndërhyrjen e tij për vendet aziatike tё kërcënuar nga Kina, analisti Daniel Drezner arriti në përfundimin se kjo strategji madhështore ishte një nga “kundërpërgjigjet”. Pra, çfarë është e çfarë synon nё tё vёrtetё Doktrina “Obama”?
Në fakt ky kërkim ose ky studim ka marrë një drejtim tё gabuar. Kjo linjë veprimi e doktrinave si synim politikat e jashtme ka humbur tërësisht kuptimin e saj. Çdo “Doktrinë”, ose strategji amerikane nё lidhje me marrëdhëniet me jashtë, përveç njërës, u formulua gjatë Luftës së Ftohtë, me synim krijimin e një bote bipolare; kur politika e doktrinat amerikane u vunё nё punё kundër Bashkimi Sovjetik dhe dominuan. Ky ishte edhe aspekti kryesor për përcaktimin e çështjeve globale (Doktrina Monroe është një përjashtim).
Në botën e sotme multipolare, nuk ka një pikё fikse mbi tё cilën mund tё bazohet
politika e jashtme amerikane. Këto doktrina bien nё kundërshtim jo vetëm me njëra- tjetrën por edhe me domosdoshmërinё dhe aplikimin e tyre nё disa rajone, nё tё cilat u aplikuan por nuk u konsideruan kurrë si jetike. Megjithatë Obama, ka një pikëpamje reale dhe një konsideratë tё veçantë për çështjet ndërkombëtare. Pikëpamjet e tij kanë qenë të drejta dhe të qëndrueshme. Qё nё ditët e para të fushatës së tij presidenciale ai tha se, argumenti bazë në politikën e jashtme amerikane ёshtё pёr tё, njё pikëpamje midis "ideologjisë dhe realizmit" duke e pozicionuar veten nё njё anё tё caktuar.
“Unë kam një simpati e konsideratë tё veçantë për politikën e jashtme të Xhorxh.W. Bush”, shpjegoi ai në një intervistë me David Brooks nё maj tё vitit 2008.
Në këtë intervistë dhëne CNN-it, ai jo vetёm përsëriti këtë admirim, por edhe vlerësoi Harry Truman, Dean Acheson dhe George Kennan për internacionalizimin e tyre tё flaktё. Shefi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë Rahm Emanuel tha për New York Times në prill tё vitit 2010 se, "Në qoftë se doni pozicionimin e tij, atëherë duhet tё dini se ai është shumё mё real dhe i palëkundur nё politikë, si edhe Bush 41”.
Komentatorët e kanё shtjelluar e përfolur “pak si shumё” reagimin e tij ndaj “Pranverës arabe”, veçanërisht me fjalimin e 19 Majit, nё të cilin ai përshkroi një politikë të gjerë të mbështetjes amerikane nё lidhje me demokracinë në rajon. Të gjithë presidentët amerikanë kanë mbështetur dhe duhet të vazhdojnë tё mbështesin përhapjen e demokracisë.
Pyetja qё ngrihet është: A duhen ndёrmarrё masa aktive për rrëzimin e këtyre regjimeve jodemokratike, sidomos nё lidhje me ndërhyrjet ushtarake? Në këtë pikë ju mund të dalloni qartё një pragmatizëm në kёto punë. Pasi ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt na kapën tё gjithëve nё befasi, duke përfshirë këtu edhe udhëheqësit vendeve nё fjalё; administrata Obama parashikoi drejtё se këto protesta ishin tё pashmangshme dhe padyshim qё do tё kishin një sukses tё siguruar. Duke u bazuar nё këto fakte e ngjarje dua t’ju kujtoj se Ronald Reagan ju deshën dy vjet me Ferdinand Marcos dhe Obamës dy javë për të bindur Hosni Mubarak të japë dorëheqjen.
Kritika modeste qëndron nё pikëpamjen se Obama nuk ka një politikë të qëndrueshme
drejt “Pranverës arabe”. Por, a duhet ta ketë ai? Pikë se pari ekzistojnë dallime të mëdha midis rrethanave në Tunizi, Egjipt, Libi, Siri dhe Arabinë Saudite, veçanërisht ndërhyrjes, interesit dhe fuqive tona për tё ndikuar nё çështjet e tyre tё brendshme. Me kёtё rast rikujtojmë kohёn kur interesat dhe vlerat amerikane u përplasën, me ato tё Arabisë Saudite, kjo ndodhi kur administrata inkurajonte protestat për ndryshimin e regjimit në Riad. Nё vijim, mbretëria u destabilizua dhe si rezultat çmimi i naftës u ngrit nё qiell. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e botës se zhvilluar pothuajse ra në një recesion të dytë. Ndërkohë, regjimi saudit, i cili kishte fuqi, legjitimitet dhe shume para për tё shpenzuar kishte gjasa të duronte edhe mё gjatë, pavarësisht se ishte i inatosur me Uashington-in. Çfarë saktësisht mund tё arrihet me krijimin e një politike "të qëndrueshme" me Lindjen e Mesme? Në Libi, administrata u përball me një krizë të mundshme humanitare në tё cilёn opozita e brendshme e Gadaf-it, Lidhja Arabe, Shtetet e Kombeve të bashkuara dhe aleatët kryesorë evropianë bënë thirrje nё njё zё, për një kundërpërgjigje tё përbashkët. U gjet një mënyrë për të marrë pjesë në një ndërhyrje multilaterale, por ka qenë e disiplinuar në lidhje me kufizimin e angazhimit tё saj. Siria ishte shumë ndryshe pёr shkak tё njё me një regjimi brutal e shumё kontrollues. Dhe ndërsa unë dëshiroj qё Presidenti Obama tё reagojë e tё ngrejё zёrin nё lidhje me dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Asad, ia vlen të përmendet se kritikët tё cilët pretendojnë se mbështesin e duan Obamën, e kritikojnë atë për thirrjen rreth rrëzimit tё Gedafit, duke theksuar se ai momentalisht s’ka as mundësi e as mjete për ta realizuar kёtё rrëzim.
Ndoshta ata pikёsynojnё që ne të ndërhyjmë në Siri, lëvizje e cila do të sillte një përballje tё ashpër me luftën. Në të gjitha këto raste, ajo qё mbetet për t’u shënuar nё politikën e administratës, është një llogaritje e kujdesshëm e kostove dhe përfitimeve, duke filluar qё me tundimin e madh tё politikës së jashtme amerikane moderne, nga Versajë në Vietnam e pastaj Irak. Kёto deklarata të madha me synim shpalljen dhe vënien nё punё tё këtyre doktrinave, kanё prodhuar angazhimeve e kosto të mëdha. Ne jemi duke u përballur me fundin e kësaj dekade e tё këtyre retorikëve e ndërhyrjeve, dhe prapё disa vazhdojnë akoma duke paguar “Çmimin” i cili është më shumë se $ 2000000000000, për të mos përmendur koston masive dhe humbjet e mijëra njerëzve. Në këtë kontekst, duhet tё theksojmë se një politikë e jashtme e cila përmban dhe pikësynon strategji tё suksesshme është e përshtatshme dhe e “mençur” dhe sidomos nё situatat aktuale me tё cilat jemi duke u përballur.
*Fareed Zakaria është botues i revistës “Newsweek”. Po ashtu analist politik i televizionit ABC News, CNN news. Shkruan rregullisht në Washington Post, New York Times, Wall Street Journal, New Yorker dhe New Republic. Për tetë vjet, duke nisur nga viti 1992, ishte drejtor i revistës prestigjioze “Foreign Affairs”