E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqezimi i konsumatorit

Nje dite me pareEnti Rregullator miratoi cmimet e reja te energjise per vitin 2011 edhe ky nje vit zgjedhor.

Edhe kete here vendimi i ERE-s ndoqi tendencen historike duke mos i rritur cmimet fundore perpara zgjedhjeve. Por edhe kete vit ashtu si ne 2009 cmimi fundor i energjise nuk paraqet plotesisht te verteten. Edhe pse nuk i rriti cmimet per konsumatoret dhe biznesin barra e vendimit te entit bie serish mbi ta duke tkurrur te ardhurat e KESH e cila eshte nje kompani qe zoterohet nga publiku.

Ne vitin 2010 prodhimi i KESH llogaritet rreth 7.3 mmiliarde kilovat ore qe do te thote se nese prodhimi per vitin tjeter do te jete serish ne kete nivel ulja e cmimit me 0.56 leke per kilovat ore i shkakton KESH nje humbje prej 4 miliarde lekesh.

Tashme keto 4 miliarde qe do i mungojne arkes se KESH apo buxhetit do te shkojne si fitime per CEZ. E thene ndryshe me te njetin prodhim energjie me te njetin konsum dhe me te njetat cmime finale si ato te ketij viti CEZ do te kete vitin e ardhshem 4 miliarde leke me shume ne arken e saj. Tregu i energjise ne shperndarje ka nje qarkullim vjetor prej gati 40 miliarde lekesh cka do te thote se 4 miliarde leke shtese jane praktikisht nje rritje indirekte e cmimit me 10 per qind ne menyre te fshehur duke i plotesuar keshtu kerkesen CEZ per rritje cmimi.

Enti tha se cmimi nuk do te rritet por Enti nuk u pergjigje nese cmim final per konsumatoret edhe mund te ulej duke e lene keshtu qyetarin qe edhe kur ka prodhim vendas te larte te energjise elektrike ai te kete vetem dy alterantiva ose te paguaje me cmimin te pandryshuar ose me te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›