E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat polare rrezik për shëndetin, këshillat për tu mbrojtur

Përkeqësimi i kushteve të motit, kthimi i të ftohtit, shirave dhe dëborës është një kërcënim edhe për shëndetin tonë, sidomos për atë të të moshuarve, fëmijëve dhe njerëzve me sëmundje kronike. Por edhe të rinjtë paralajmërojnë mjekët mund të vuajnë pasoja shëndetësore, nganjëherë të rënda kur ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta. Kështu, një valë të ftohti mund të shkaktojë sëmundje akute si ngrirja, hipotermi etj.Për më tepër, sidomos kur

temperaturat bien poshtë -5C, ato mund të shkaktojnë përkeqësim të sëmundjeve kronike, sidomos sëmundjeve të zemrës dhe bronkeve.Studimet e fundit tregojnë gjithashtu se temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun e aksidenteve në familje, duke përfshirë edhe vdekjen, shkaktuar nga keq ngrohja, helmimi me monoksid karboni nga sistemet elektrike, apo ato me gaz etj. Për të parandaluar rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga temperaturat e ulëta mjekët këshillojnë: Përshtatni temperaturën e brendshme në shtëpi në vlerat e duhura: Parandaloni tharjen e ajrit duke vendosur një enë me ujë mbi radiatorë, ose pranë tyre: Evitoni humbjen e nxehtësisë duke mbajtur të mbyllur dhe izoluar dhomat që nuk përdorni, izoloni mirë dyert dhe dritaret. Moti i ftohtë nxit gjithashtu helmimet nga dyoksidi i karbonit, apo aksidentet elektrike: Kontrolloni mirë gjendjen e mjeteve të ngrohjes me energji elektrike apo me gaz. Në rastin e përdorimit të sigurohet mirëmbajtja dhe funksionimin i duhur i pajisjeve të ngrohjes. Nëse në shtëpi keni oxhak sigurohuni që pastrimi i tij të kryhet si duhet dhe vazhdimisht. Nëse temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, shmangni orët më të ftohta, ato të mëngjesit ose të mbrëmjes. Fëmijët, të moshuarit, apo ato që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes duhet të evitojnë ekspozimin ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe të vishen mirë para se të përballen me temperaturat jashtë. Një kujdes të veçantë duhet të keni porsa i përket ushqimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›