E Diel, 1 Nëntor 2026

Pazaret e Edi Ramës me cirkun, shkatërrojnë sheshin Nënë Tereza

Miliona lekë nga taksapaguesit për të restauruar sheshinBashkia e Tiranës ka shkatërruar plotësisht sheshin Nënë Tereza. Ky shesh mund të konsiderohej në të paktat hapësira të kryeqytetit që po i rezistonte shkatërrimit dhe mungesës së investimeve. Por një vendim abuziv i Bashkisë së Tiranës për të lejuar aty vendosjen e një cirku, e ka shkatërruar tërësisht atë. Pllakat e këtij sheshi janë shkatërruar nga ngulja e 120 kunjave që mbajnë çadrat. Përpos këtyre edhe gjashtë trarë me një diametër prej 50 centimetrash

janë vendosur në brendësi të çadrave duke shkatërruar një hapësirë jo të vogël të këtij sheshi. Ky vendim i papërgjegjshëm i kryebashkiakut Rama do ti kushtojë shtrenjtë xhepave të qytetarëve, pasi sheshi Nënë Tereza, pas zhvendosjes së këtij cirku nuk do të jetë më funksional dhe do të kthehet në një gjendje tepër të mjerueshme. Dëmtimi i pllakave është i pariparueshëm, pasi ato janë pllaka bitumi që janë vendosur që në kohën e sistemit socialist. Por përveç shkatërrimit, drejtuesit e bashkisë nuk kanë menduar që zënia 60 % e këtij sheshi nga çadrat e një cirku, që asnjëherë nuk ka qenë për kënaqësinë e qytetarëve, do të shkaktonte konfuzion në trafik. Për shkak të bllokimit të tij, Policia Rrugore është detyruar që aty të lërë në shërbim disa policë, me qëllim që të normalizojnë trafikun. Nga ana e Universitetit të Tiranës dhe Rektoratit, mund të kalojë vetëm një mjet, dhe nëse autobusi i linjës Tiranë e Re- Unazë e Re do të qëndrojë në stacion, atëherë trafiku do të bllokohet për minuta me radhë, deri sa autobusi të lëvizë sërish. Problemi Prej më shumë se një muaj sheshi Nënë Tereza është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve. Sikur të mos mjaftonte sheshi Skënderbej, tashmë atyre u janë shtuar dhe gropat, trafiku si dhe çorientimi në sheshin Nënë Tereza, Të gjitha këto janë nga ana e Bashkisë së Tiranës. Pasi, fal kësaj të fundit në sheshin Nënë Tereza është ngritur një Cirkë me rastin e festave të fund vitit, i cili do të shërbente për të argëtuar fëmijët e Kryeqytetit. Por, Bashkisë së Tiranës, nuk i ka interesuar aspak fakti që për tu ngritur këto çadra në sheshin Nënë Tereza, do të shkatërroheshin pllakat, ose ka qenë qëllimisht lejimi i cirkuit në shesh. Në të gjithë sheshin ato janë shpuar për të ngulur mbajtëset e Çadrave. Pra sheshi Nënë Tereza, mund të quhet pa frikë pasues i sheshit Skëndërbej, ku Bashkia e Tiranës investon për ta shkatërruar dhe jo për ta rregulluar. Por, çadra të ngritura përpara Universitetit të Tiranës prej më shumë se një muaji, kanë shkaktuar jo pak shqetësim për drejtuesit e universitetit si dhe për qytetarët. Por një tjetër problem që Bashkia e Tiranës i ka sjell qytetarëve duke dhënë leje qëndrimi Cirkut është dhe kaosi që shkakton në trafik. Tashmë drejtuesit e mjeteve duhet ta mendojnë mirë për të kaluar në këtë shesh.Roli i bashkisëBashkia e Tiranës si institucion që duhet të mbroj Kryeqytetin në abuzime që bëhen në të, investon vetë për të prishur infrastrukturën rrugore në një ndër sheshet më kryesore të kryeqytetit. Gjithashtu duke marrë parasysh se bashkia ka kompetenca për të mos e lejuar ngritjen e një cirku privatë në sheshin Nënë Tereza ajo ka bërë të kundërtën. Duke nxjerrë përfitime në favor të bashkisë e ka lejuar Cirkun e huaj privat të funksionojë në mes të Tiranës, duke shkatërruar kështu të gjithë infrastrukturën rrugore në sheshin Nënë Tereza. Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta rezulton se të gjitha pllakat e shtrimit në këtë shesh janë të coptuar, kjo për faj të bashkisë e cila i ka dhënë leje dhe ka lejuar funksionimin e cirkut për dy muaj. Përsostë problemeve të lartë përmendura Bashkia e Tiranës i ka ndihmuar edhe më mirë qytetarët e Tiranës në çmimet që ka vendosur Cirku Dorolla. Një biletë për fëmijët kushton 650 lekë, ndërsa për të rriturit ajo është më e lartë pasi kushton plot 8 mijë lekë. Nëse do të bënim një llogari të thjeshtë fëmija duhet të shkojë deri te dera e cirkut më prindërit prej dore dhe më pas duhet ta shikojë vetë atë pasi, nëse do të shikonin akrobacitë e artistëve të huaj të tre atëherë 22 mijë lekësh ikën si pa ndonjë gjë të keqe vetëm për një orë. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›