Manaj: Çështja e të zhdukurve në KS të OKB-së
Prishtinë-Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj tha se çështja e të zhdukurve në Kosovës, do të mbërrijë së shpejti në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Numri dy i qeverisë së Kosovës theksoi se nuk pritet asnjë reagim nga Beogradi, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ushtron trysni që të ktheje trupat e të humburve. Manaj pohoi se qeveria po punon për identifikimin e 400 personave në morgun e Prishtinës.