E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Çeku: Del Ponte, ka shpifur

Prishtinë- Ish-kryeministri i Kosovës Agim Ceku, dhe një drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka pasur trafik organesh gjatë kohës së luftës në Kosovë, ashtu sikurse pretendon kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte. Çeku tha se Del Ponte ishte e “njëanshme” kur botoi në librin e fundit të saj “Gjuetia” për trafikun e organeve. Del Ponte ka qenë e irrituar (e pashpresë) ka thënë Agim Ceku të hënën në një tv malazez dhe kjo është arsyeja që ajo publikoi pretendimet se krimet ishin kryer nga kosovarët ndaj serbëve të rrëmbyer dhe shtetas të tjerë jo shqiptarë.

Çeku beson se Karla del Ponte ka pasur “motive të veçanta” për pretendimet që i janë shfaqur në memorie. “Ajo ishte shumë e frustruar me UCK-në. Unë mendoj se nuk kishte asnjë arsye, por ishte interesuar të bëjë aq shumë akuza kundër UCK-së sa të ishte e mundur. Mendoj se ajo ka qenë “njëanshme” në punën e saj”- tha Ceku.

“Aty ka aq shumë akuza motruoze. Personalisht nuk di asgjë dhe nuk mund ta besoj se një gjë e tillë ka ndodhur. Por le ta tregojnë hetimet” theksoi më tej Ceku. Ish lider i UCK-së, Agim Ceku shtoi se ai nuk kishte kryer asnjë krim, nuk kishte parë dhe nuk dinte asgjë për krimet në Kosovë, por shtoi se “nëse kanë ndodhur, atëherë ato do të ishin raste individuale, të cilat mund të kishin ndodhur vetëm pasi lufta të kishte mbaruar”. “Kur lufta mbaroi kishte një kthim të pakontrolluar. Unë e deklaroj me përgjegjësi se nuk ka pasur asgjë të organizuar” tha Agim Ceku.

Në librin “Gjuetia”, Karla del Ponte shkruan se gjatë kohës së luftës së Kosovës, shumë serbë janë vrarë dhe më pas u janë marrë organet e tyre në një fshatrat e Shqipërisë, i ndodhur në Mat. Sipas saj, serbë dhe shtetas të tjerë jo shqiptarë pasi burgoseshin transportoheshin në veri të Shqipërisë dhe në një shtëpi në Gurrë të Matit atyre u hiqeshin organet për tu shitur më pas në tregun e zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›