E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bugajski: UNMIK-u të largohet nga Kosova

Uashington-Drejtori i Qendrës për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Washington, Janusz Bugajski ka deklaruar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova dhe EULEX-i duhet të marrë përgjegjësitë sipas planit Ahtisaari. “Në Kosovë duhet të ketë shtet të decentralizuar, ndërsa institucionet qendrore duhet të kontrollojnë të gjithë territorin”-deklaroi Bugajski, në një intervistë për Radio Kosovën.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Beogradit për të pranuar realitetin e ri në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›