Kryqi i Kuq:Pallati i Princeshaveështë i yni jo i Leka Zogut
Të tjera rreth shkrimit Padia ne gjykatë e Leka Zogut
TIRANE- Ish-pallati i princeshave në Tiranë, që momentalisht është në pronësi të organizatës humanitare të Kryqit të Kuq shqiptar, është kërkuar disa herë nga kjo organizatë por që në fakt ambjentet e të cilin nuk janë vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës për shkak së në këto ambjente ndodhet libraria e librit të huaj.
Zamir Muça, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Shqipëri tregon se ambjentet e godinës që ndodhet përballë parlamentit, nuk janë shfrytëzuar asnjë herë nga ana e organizatës, për shkak se ndodhet libraria. Muça tregon për gazetën "Shqiptarja.com" se prona është e rregjistruar në Hipotekë në emër të organizatës humanitare.
Në intervistën e tij sekretari Muça, fillimisht përjashton faktin se godina është dhuruar nga anëtarët e famijes mbretërore por më pas pranon, duke falenderuar këta të fundit për kontributin e tyre që kanë dhënë për organizatën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Zamir Muça tregon se ende nuk është njohur me pretendimet e kërkesë padisë të bërë në gjykatë nga Leka Zogu, për shkak se dhe procesi gjyqësor nuk është hapur lidhur me këtë çështje.
Objekti për të cilën Kryqi i Kuq Shqiptar dhe familja mbretërore janë përfshirë në proces gjyqësor, ndodhet përballë selisë së parlamentit. Zamir Muça, pohon se nuk di arsyet se pse Leka Zogu II, kërkon tashmë pas kaq shumë vitesh pronësinë e tij në gjykatë. Siç mësohet vite më parë godina ka shërbyer si burg, dhe më pas është kthyer në rezidencë qeveritare, duke qëndruar në të motrat e mbretit Ahmet Zogu.
(Intervisten e Zamir Muçës mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)