E Diel, 1 Nëntor 2026

Lampard braktis Evropianin, gati Henderson

—-Nga Rozalb Lika—-

Mesfushori i Chelseat Frank Lampard është detyruar të kthehet akoma pa nisur aventurën në Poloni dhe Ukrainë për shkak të një dëmtimi në stërvitjen e së mërkurës. Trajneri i Anglisë, Roi Hoxhson ka vendosur ta zëvëndësojë me mesfushorin e Liverpulit Xhordan Henderson.

Ylli anglez, Frank Lampard është detyruar të largohet nga  Euro 2012, që përkon me  edhe me aktivitetin e katërt për këtë seszon. Ai ka pësuar fatin e shokut të skuadrës kombëtare Gareth  Berri që e la Anglinë për të njëjtat motive. Mesfushori 33- vjeçar i Chelseat ka 90 paraqitje me Tre Luanët duke shënuar 23 gola.

Hoxhson është shprehur i zhgënjyer nga humbja e dy lojtarëve me përvojë duke mos paguar kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në kualifikuesët e Evropianit.

Është një goditje e madhe për ekipin. Sidomos pasi vijmë nga humbja e një tjetër lojtari të rëndësishëm si Berri. Fakti që mjeku nuk mund të garantojë pjesmarrjen e Lampard në ndonjë ndeshje të grupit na detyron ta zëvëndësojmë me një lojtar tjetër në qendër të mesfushës. Përveç se është nje mungesë e madhe për mua dhe ekipin, unë jam i zhgënjer sidomos për atë vetë. Ai ka qenë në formë shumë të mirë- tha trajneri i Anglisë, Roi Hoxhson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›