Er Bogdani: Biznesmen i suksesshem, pas futbollit

Nga Dash Frashëri
Interviste- Bogdani, jeni duke përjetuar emocionet e një shpërthimi të madh në Serinë A. Në mediat italiane flasin për një shpërthim të bukur te Kievo, pas momenteve të vështira me Sienën. - Kjo është e vërtetë. E dija dhe kisha besim te vetja ime. Shumë gazetarë më kanë bërë kritika për mungesën e golit te unë. Kam besuar përherë te vetja ime. Me transferimin te Kievo e dija se trajneri Del Neri do të më jepte besimin e tij, dhe skuadra më mbështeti. Katër golat janë falë dhe punës së tyre. Në Verona, përvec Kievos është dhe Hellas Verona. A tifozë të Veronës që bëjnë tifozllëk për ty? - Është pak e vështirë pasi tifozët e dy ekipeve nuk shkojnë aspak mirë njeri-tjetrin. Është një rivalitet historik midis tyre. Megjithatë unë kam pasur sezonin më të bukur te Hellas Verona ku dhe kam shënuar 17 gola pa penallti. Tani që po luaj shumë mirë te Kievo Verona ka shumë tifozë të Hellas Verona që më përshëndesin me dashamirësi. I falënderoj pasi nuk është e lehtë për ta. Bogdani është një futbollist i diplomuar për administrim biznesi, ndërkohë që flet të paktën katër gjuhë të huaja. Pas futbollit, cili është hobi yt? - Tani për tani i kam lënë librat pasi i jam kushtuar tërësisht futbollit. Në Itali është një kampionat i vështirë dhe një futbollist duhet t'i kushtojë thuajse gjithë ditën apo komplet javën, stërvitjes, regjimit. Kur të lë futbollin besoj se do ta shfrytëzoj më së mirë diplomën time. Ka filluar të projektojë futbollisti Bogdani biznesmenin e ardhshëm? - Ende jo. Kam një kontratë edhe tre vjet e gjysmë me Kievon dhe nuk arrij ta përfytyroj veten si një biznesmen. Dua të përqendrohem të bëj sa më shumë gola. Kur të mbyll karrierën dua të hap një kapitull biznesmeni po kaq të sukseshëm sa ky i futbollit. Sa afër është Bogdani me shtypin italian? - Erjoni është gjithmonë afër me shtypin italian, pasi të shënosh në Itali mbështetesh nga një numri i madh gazetash. Futbolli është një nga sportet më të ndjekur. Jo vetëm Bogdani, por cdo futbollist është i ndjekur dhe e ka këtë fat. Kur shënon shumë gola je në faqet televizive. Nga rubrikat sportive të televizioneve italiane kë ndjek më shpesh? - Më shpesh ndjek emisionin e Italia Uno, "Controcampo" pasi është në orën 22.30. Unë jam një tip që pas ndeshjes së të dielës kam qejf të dal për shëtitje, të ri i qetë, për të mos parë më futboll, pasi gjatë javës kam shumë presion. Dua ta shfrytëzoj sa më mirë. E hëna është është shoping? - Po është dhe kështu, por unë shkoj shpesh për të parë një qytet tjetër apo të njohur gjëra të reja. Verona është thuajse në qendër të Italisë dhe është shumë afër me Milanon, Venecian, Bergamon, Bolonjën. Cfarë viziton? - Më pëlqejnë qëndrat e qyteteve dhe ato komerciale, rrjeti i dyqaneve. Në sitin e Sienës kishte gjithmonë foto të tuat duke dhënë autografe, ndodh kjo edhe te Kievo? - Po ndodh, por te Siena ishte më e shpeshtë, pasi dhe Kievo ka më pak tifozë. Unë pëlqej jetën e Kievos pasi është më e qetë. Kur shkoj në Milano apo Bolonja më njohin si futbollist dhe më kërkojnë autografe. Erjoni është imazhi ndonjë kompanie, apo që dikush të të sponsorizojë? - Unë kam një kontratë me Nike. Në fakt më kanë ardhur disa oferta nga kompani veshjesh, por ende nuk kam vendosur. Kam stilin tim dhe pëlqej veshje të ndryshme. Në Shqipëri ke qenë imazhi i Birrës "Stela", sa ka ndikuar ajo në popullaritetin tënd në vendin tonë? - Kontrata ime me birrën "Stela" dhe reklamat e saj më kanë dhënë kënaqësi. Jam në përfundim të kontratës më të dhe më pas do të jem i lirë. Ndihesh i adhuruar në Shqipëri. Je personazh dhe media nuk pushon së informuari për ty? - Ndihem shumë mirë dhe kjo më detyron të përgatitem dhe të luajë shumë mirë në një kampionat sic është Seria A në Itali. Nuk dua të zhgënjej fansat e mi. Karriera tënde nisi në Shqipëri me Partizanin, më pas erdhën Turqia, Kroacia dhe Italia. Sa ndryshon Bogdani shqiptar nga ai "italian"? - Ndryshon shumë, si nga mënyra e stërvitjes, eksperiencës apo si organizoj kohën. Megjithatë këto janë përvoja të dobishme. Gjej rastin të falënderoj klubin e Partizanit, edhe Dinamon për ato pak ndeshje. Fillimi i karrierës është në Shqipëri. E ke bërë publike adhurimin tënd për Marko Van Basten. - Unë përpiqem që të luaj sa më mirë për veten time. E kam adhuruar Van Bastenin, pasi dhe ai ishte një sulmues i gjatë si unë dhe ka bërë gola të bukur. Dua të shënoj gola të bukur si të atij. Gjatë një interviste për sitin italian calciomerkato.it ke dhënë edhe disa mendime të shpejta për Xhulian Rrudhon. - Ashtu si unë Xhuliani erdhi në janar te Kievo. Është duke bërë stërvitje me këtë ekip dhe unë besoj se ai ka të ardhme dhe do të bëhet një lojtar i mirë në Serinë A. A ndihesh ndopak si vëllai i madh i Xhulianit? - Po, pasi unë e këshilloj atë për gjithcka dhe për më tepër që ai më dëgjon cdo mendim. E mbaj shumë afër. Xhuliani është treguar korrekt, pasi në fakt edhe ai synon të luajë në nivelin tim.