Ksamil, 22 vjecari i sëmurë mendor vret të atin
SARANDE- Krimi brenda familjes ka tronditur pasditen e sotme fshatin turistik të Ksamilit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 në një godinë në ndërtim në Ksamil të Sarandës, ku 62 vjecari Haxhi Oruci është goditur me nje mjet pune e quajtur troko nga i biri i tij 22 vjecar.
22 vjecari Blerim Oruci sic mësohet nga dëshmitare të ngjarjes kishte disa ditë që kërcëntonte të atin me vrasje, por duke marrë parasysh gjëndjen e tij mendore vetë viktima dhe kolegët e tij nuk e kanë cilësuar serioz një kërcënim të tillë deri në momentin kur i riu ka shkuar pranë punës së të atit, i ka marrë atij mjetin e punës tip troko nga dora dhe e ka goditur më pas në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka alarmuar punëtorët e tjerë të cilët kanë parë 62 vjecarin të prerë në kokë dhe të vdekur në vend, ndërsa i biri me probleme mendore është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Policia është vënë në kërkim të 22 vjecarit.
(e.n/BalkanWeb)