Romanca e shpendëve, 13 mijë km fluturim për të takuar njëri tjetrin
KROACI- Trembëdhjetë kilomenta fluturim për të takuar shoqen e sëmurë. Për të pestin vit rradhazi Rodan, një mashkull cikonje bën kilometra të tërë që nga Afrika e Jugut deri në Kroaci për të takuar, shoqen e tij Malena, një cikonjë që për shkak të një plage nuk mund të bëjë dot më fluturime të gjata. Kështu si në një komedi romantike mbresëlënëse, të dy takohen cdo vit në fshatin e Brodski Varos, në Koracinë perëndimore.
Duke pritur takimin e tyre këtë vit kanë qënë edhe fotografët që kanë fokusuar me aparatet e tyre këtë moment. Eshtë viti i pestë që Rodan kthehet tek Malena, kështu shprehet Stjepan Vokic, biologu që merret me Malenën që prej viti 1993, vit në të cilin shpendi u plagos nga një grup gjuetarësh. Që prej asaj kohe nuk mund të fluturojë më, handikap ky që se ka penguar të njohi Rodan dhe të ciftëzohet me të. Mbas dy muajsh do të lindin të vegjlit dhe në këtë familje moderne, ai që do tu mësoi të vegjëlve fluturimin do të jetë babai.
(d.xh/BalkanWeb)