Kosovari plagos bashkëshorten dhe vret veten, krimi para fëmijës 3 vjeç
ZVICER-Krim në familjen shqiptare në Zvicër. Një shtetas nga Kosova me banim në Zvicër plagosur sot bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten. Skena u zhvillua në prani të fëmijës vetëm 3 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur sot rreth orës 13.00 në qytetin e Dietikonit, kur bashkëshorti 28-vjeçar ishte me gruan e tij 24-vjeçare dhe fëmijën e tyre 3 vjeçar kishin parkuar në parkingun e shëtitores “Toys are US”.
Policia konfirmoi se pas një zënke midis çiftit, bashkëshorti ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj bashkëshortes së tij, duke e lënë të plagosur dhe në gjendje kome. Më pas 28-vjeçari ka shkrehur armën në kokën e tij. Njësitet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por 28-vjeçari ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.
Autoritetet e emergjencës në Dietikon njoftuan se bashkëshortja e plagosur është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fëmija 3-vjeçar menjëherë është marrë dhe i është dërguar familjarëve të tjerë të ciftit.
Autoritetet hetimore zvicerane njoftuan se sipas informacioneve paraprake vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit të xhelozisë mes çifti.
(d.b/BalkanWeb)