Merkel: Kriza nuk ka përfunduar, por investitorët shohin progres
BERLIN- ''Kriza ende nuk është kapërcyer përfundimisht, por pa dyshim që ka progres të dukshëm. Investitorët ndërkombëtarë po e shohin këtë'', deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë për të përditshmen gjermane, ''Ruhr Nachrichten''.
Për kancelaren ''ekziston nevoja për durim dhe vazhdimësi koherente të idesë së përgjegjësisë dhe soliditetit. Është shumë pozitiv fakti që në Evropë po regjistrohet sërisht rritje ekonomike''.
Merkel më pas ritheksoi se nuk ''shikonte asnjë nevojë për shtrëngim të mëtejshëm të situatës për Athinën.
''Jo, nuk shoh asnjë shkurtim të borxhit për Greqinë. Në vend ka ende shumë gjëra që duhet të ndryshojnë'', theksoi ajo.
''Por shohim edhe progrese të qarta dhe jemi të ndërgjegjshëm për to duke qenë se Greqia i ka përmirësuar ndjeshëm të dhënat dhe bilancin e saj ekonomik'', përfundoi ajo.
(d.b/BalkanWeb)