E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksamil, rrezikoi pushuesit me gomone, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi

Një mjet lundrues tip gomone ka thyer rregullat e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke hyrë brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre. Veprimi u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit.

Reagimi i shpejtë i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit, bllokimin e mjetit dhe ndëshkimin e tij me gjobë prej 500.000 lekësh të rinj.

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit, duke paralajmëruar se çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›