E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria po ngrihet në një nivel të ri, prodhimet ushtarake marrin interes ndërkombëtar

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë në dorëzim 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend sipas standardeve të NATO-s, në një ceremoni të cilësuar nga Kryeministri Edi Rama si një moment historik për industrinë e mbrojtjes shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se ky është vetëm hapi i parë i një serie projektesh të tjera në industrinë ushtarake shqiptare.

Ai theksoi se modeli i partneriteteve mes shtetit dhe kompanive private do të zgjerohet edhe në fusha të tjera, me synimin që kapacitetet shtetërore të përdoren jo vetëm për shërbime publike, por edhe për krijimin e të ardhurave që më pas mund të riinvestohen.

Sipas Ramës, Shqipëria po tërheq interes ndërkombëtar për prodhimet e saj në fushën e mbrojtjes, duke përmendur porosi dhe interes nga vende të NATO-s, organizata ndërkombëtare dhe institucione financiare.

“Këto partneritete janë rruga jonë e re do të bëjmë partneritete të tilla në vazhdim të tilla në të gjitha fushat ku ka ardhur koha që shteti të jetë partner, ka ardhur koha që kapacitetet shtetërorë të vihen në dispozicion jo vetëm të shërbimit por edhe të fitimit. Për të marrë mbrapsht të ardhura në arkën e shtetit, të tjerat do të ri investohen po në funksion të qytetarit. Është një ditë historike për industrinë tonë ushtarake sepse kjo është shfaqja e parë në kuptimin e daljes nga dyert e fabrikës të prodhimeve “Made In Albania” 0por është e para e shumë shfaqjeve të tjera ku të gjithë do të shohim me krenari se në çfarë niveli po ngjitet Shqipëria edhe në këtë aspekt dhe nuk ka gjë më emocionuese sesa të shikosh listën e vendeve të cilat kanë bërë porositë. 30 vende, vende të NATO-s, Kombet e Bashkuara, Banka Botërore që i drejtohen sot Shqipërisë, në Tiranë, në një vend që deri dje ishte një gërmadhë, gërmadha e auto traktorëve të famshëm për të marrë mjete të prodhuara po këtu, fal vizionit, kurajës, punës së jashtëzakonshme të një vajze nga Bulqiza”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›