Rama: Arsimi, jo liberalizim pa konkurrencë
Plot 2500 arsimtarë rezulton
të kenë dhënë mendimin e
tyre në dialogun e Partisë
Socialiste me këtë tematikë. Kjo e
dhënë u bë e ditur dje në Konferencën
rajonale të Tiranës. Kreu i
socialistëve, Edi Rama, tha se sipas
mendimit të përbashkët të këtij
dialogu, këtu bëhet fjalë për të
shkuar përtej paragjykimeve dhe
bëhet fjalë për të shkuar përtej
kufijve të vjetër. "Ne besojmë që
reformat për të cilat ka nevojë Shqipëria,
janë reforma të domosdoshme,
që duhen parë pa asnjë
prapavijë ideologjike dhe pa asnjë
paragjykim", theksoi ajo. Në
këtë aspekt, opozita dëshiron t‘i
japë jetë një procesi konceptual
dhe qeverisës. "Kjo është në fund
të fundit, rruga e re e të gjitha partive
që e kanë kapërcyer barrikadën
e ideologjive të shekullit
të shkuar dhe që ndarjen mes
tyre e shikojnë si një ndarje mes
idealesh dhe idesh të ndryshme,
në funksion të objektivave të përbashkëta",
theksoi Rama. Sipas
tij, në Shqipëri, një nga arsyet e
dështimeve të këtyre 17 viteve,
është fakti se partitë kanë menduar
të shkruajnë për të marrë
pushtetin, por nuk kanë menduar
se çfarë do të bëjnë të nesërmen
e fitores. Rama insistoi në
faktin se sistemi ynë arsimor është
në një krizë, pasojat e së cilës,
janë sot të pallogaritshme ende.
"Nga ana tjetër, me rritjen
sistemike të falsitetit të kryerjes
së një procesi nxënieje që në fëmijëri
dhe deri në nivelin më të lartë
pasuniversitar, gjithmonë e më
pak cilësi, gjithmonë e më shumë
falsitet e boshllëqe", nënvizoi
Rama. Ai konstatoi se universitetet
tona tani janë kthyer në fabrika
diplomash, që çdo vit e më
shumë e humbin vlerën e tyre,
duke shtuar numrin e të papunëve
dhe të zhgënjyerve, në
radhët e gjeneratës së re. "Duke
rritur piramidat e iluzioneve në
emër të një liberalizimi, i cili ka në
thelbin e vet, në qelizën e vet, një
sëmundje vdekjeprurëse, që është
mungesa e meritës", tha Rama.
Në vlerësimin e tij nuk ka liberalizim
pa konkurrencë. Liberalizimi
pa konkurrencë është kolektivizim,
që nuk ka të bëjë fare me
Konferenca
sistemin ku ne jetojmë. Ndërsa
shtoi se liberalizimi pa konkurrencë
është shpërdorim i ëndrrave,
ambicieve, interesave, të
të gjithë atyre që bëjnë pjesë në
një sistem.
të kenë dhënë mendimin e
tyre në dialogun e Partisë
Socialiste me këtë tematikë. Kjo e
dhënë u bë e ditur dje në Konferencën
rajonale të Tiranës. Kreu i
socialistëve, Edi Rama, tha se sipas
mendimit të përbashkët të këtij
dialogu, këtu bëhet fjalë për të
shkuar përtej paragjykimeve dhe
bëhet fjalë për të shkuar përtej
kufijve të vjetër. "Ne besojmë që
reformat për të cilat ka nevojë Shqipëria,
janë reforma të domosdoshme,
që duhen parë pa asnjë
prapavijë ideologjike dhe pa asnjë
paragjykim", theksoi ajo. Në
këtë aspekt, opozita dëshiron t‘i
japë jetë një procesi konceptual
dhe qeverisës. "Kjo është në fund
të fundit, rruga e re e të gjitha partive
që e kanë kapërcyer barrikadën
e ideologjive të shekullit
të shkuar dhe që ndarjen mes
tyre e shikojnë si një ndarje mes
idealesh dhe idesh të ndryshme,
në funksion të objektivave të përbashkëta",
theksoi Rama. Sipas
tij, në Shqipëri, një nga arsyet e
dështimeve të këtyre 17 viteve,
është fakti se partitë kanë menduar
të shkruajnë për të marrë
pushtetin, por nuk kanë menduar
se çfarë do të bëjnë të nesërmen
e fitores. Rama insistoi në
faktin se sistemi ynë arsimor është
në një krizë, pasojat e së cilës,
janë sot të pallogaritshme ende.
"Nga ana tjetër, me rritjen
sistemike të falsitetit të kryerjes
së një procesi nxënieje që në fëmijëri
dhe deri në nivelin më të lartë
pasuniversitar, gjithmonë e më
pak cilësi, gjithmonë e më shumë
falsitet e boshllëqe", nënvizoi
Rama. Ai konstatoi se universitetet
tona tani janë kthyer në fabrika
diplomash, që çdo vit e më
shumë e humbin vlerën e tyre,
duke shtuar numrin e të papunëve
dhe të zhgënjyerve, në
radhët e gjeneratës së re. "Duke
rritur piramidat e iluzioneve në
emër të një liberalizimi, i cili ka në
thelbin e vet, në qelizën e vet, një
sëmundje vdekjeprurëse, që është
mungesa e meritës", tha Rama.
Në vlerësimin e tij nuk ka liberalizim
pa konkurrencë. Liberalizimi
pa konkurrencë është kolektivizim,
që nuk ka të bëjë fare me
Konferenca
sistemin ku ne jetojmë. Ndërsa
shtoi se liberalizimi pa konkurrencë
është shpërdorim i ëndrrave,
ambicieve, interesave, të
të gjithë atyre që bëjnë pjesë në
një sistem.