E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Disa parti kujdes me trajtimin e minoritetit

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku, Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ambasadori i BE, Ettore Sequi, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, të organizmave ndërkombëtarë, shoqërisë civile etj. 

Ministri Spiro Ksera, në emër të Ministrisë së Punës, shprehu gatishmërinë e këtij institucioni për të përmbushur detyrimet ligjore dhe ato në kuadër të integrimit në BE, ku prioriteti 11 i Rekomandimeve për Shqipërinë përfshin edhe mbrojtjen nga diskriminimi. Sipas tij, ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” merr përsipër të sigurojë mbrojtje nga diskriminimi në punësim, arsim, mundësi për të përdorur ose përfituar nga shërbimet publike dhe private, pjesëmarrjen në politikë etj.

“Partitë e reja politike të krijuara kohët e fundit duhet të bëjnë kujdes që në programin e tyre të mos trajtojnë në mënyrë diskriminuese dhe paragjykuese çështjet e minoritetit. Qëllimi i kësaj tryeze të përbashkët është që të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Punës, në zbatim të detyrimeve që u ngarkon legjislacioni, të ndërmarrin hapa konkrete dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionerin me qëllim realizmin de facto të të drejtave të individit dhe mbrojtjen nga çdo lloj diskriminimi të çdo qytetari apo grupi shoqëror për shkaqe të parashikuara në ligj”, theksoi Ksera.

Ai shtoi se Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka hartuar dhe zbaton politika që parashikojnë jo vetëm krijimin e shanseve të barabarta në akses për përfitime të drejtpërdrejta apo shërbime, “por edhe masa pozitive për disa grupe vulnerabël si: gratë, romët, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët, në mënyrë që të ofrohen mundësi të barabarta dhe mbrojtje nga diskriminimi në fushat e punësimit, marrëdhënieve të punës, shërbimeve sociale, etj”. /Start/

                                                                                             2012-04-23 15:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›