E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha shpif, PS votooi pro rrugës Tiranë-Elbasan

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama komentoi sot deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për tunelin Tiranë-Elbasan.
Sipas Ramës, deklaratat e Berishës janë shpifje dhe se PS ka votuar pro projektit.

“Shpifja e ditës:PS kundër tunelit të rrugës TR-EL!Fakti është se PS ka votuar në parlament pro huasë për tunelin”, theksoi Rama në rrjetin socioal, Tëitter.

Sot Kryeministri Berisha ftoi opozitën të vizitojë rrugën Tiranë-Elbasan si një akt pendese për energjitë negative që i kanë atribuar kësa rruge. "Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, sepse pendesa është tipar i njeriut të qytetëruar. Ftoj të vijnë ta vizitojnë për ta kuptuar se çfarë energjie negative krijuan në Parlament kur votohej buxheti për këtë autostradë. Të gabosh është njerëzore, por të mos korrigjohesh është marrëzi, prandaj uroj dhe shpresoj që të pendohen për veprimin e tyre",- deklaroi Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›