Blushi: Bashkimi me Kosovën, edhe çështje ndërkombëtare

Kështu deklaron deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie. Deklaratat e tij, janë bërë për Radio Televizionin e Kosovës, nga ku theksoi se nuk ka komb shqiptar dhe kosovar, por komb shqiptar.
Më tej, ai flet edhe për autoritarizmin, duke theksuar se këto sisteme po shfarosen në mbarë botën. “Për sa kohë demokracia si sistem po dominon hartën e planetit, duke shfarosur regjime autokratike, demokracia do të thotë se i përshtatet më shumë njerëzimit si sistem. Kjo rezultoi e vërtetë në vitin ‘91 edhe për ne dhe për Kosovën gjithashtu në vitin 1999”, u shpreh Blushi.
“Nëse vijmë në Shqipëri, Sali Berisha është i vetmi lider politik prej 20 vitesh. Me gjithë ata homologë me të cilët e nisi politikën, me Gligorovin, Papandreun e vjetër, Millosheviçin apo disa liderë të tjerë që janë zhdukur nga skena politike. Ne nuk themi që Berisha të ikë me vullnetin e vet, por themi se Shqipëria e ka votuar kundër dhe ai ka mbajtur pushtetin me rrugë autoritare, duke vjedhur vota apo duke vrarë, siç bëri më 1997”, vijon deputeti socialist. /Start/
2012-04-23 12:01