Ksera: Do të hapen 160 mijë vende pune

Niveli aktual i papunësisë është 13.1% dhe synojmë që për katër vjeçarin e ardhshëm ky nivel të shkojë rreth 11%. Kështu është shprehur Ministri i Punës, në Komisionin Parlamentar të Punës. Sipas ministrit Ksera në programin e saj, qeveria parashikon hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës.
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera
është shprehur se rritja e pensioneve, është element i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i mbrojtjes sociale. Ai ka theksuar se ritjet e pensioneve do të vazhdojnë me një ritëm mesatar rritje prej 10%. Është parashikuar gjithashtu që në vitin 2012 e në vazhdim do të ketë një rritje të numrit të pensionistëve me rreth 4 mijë persona në vit.
Gjithashtu përveç të tjerash ministri Spiro Ksera ka sqaruar edhe politikat e qeverisë për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.