E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera: Do te rrisim pagen minimale ne 21 mije leke

Sonila Isaku

Paga minimale per punonjesit ne administraten shteterore dhe private do te rritet. Ministria e Punes do te rishikoje nivelin e pages minimale, duke e rritur ate me 1 mije leke. Ky fakt eshte bere i ditur nga Ministri i Punes, Spiro Ksera, i cili deklaroi se po plotesohet kerkesa e sindikatave per rritje te pages minimale. "Meqenese jemi ne nje dite te shenuar, sic eshte 1 maji, ju siguroj se do te merren masa edhe per rritjen e pages minimale, per te cilen do te diskutohet ne menyre te vecante gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Punes", - tha ai. Sipas tij, kjo rritje do te behet ne mbledhjen e ardhshme te ketij keshilli. "Do te kemi nje rritje kete vit te pages minimale. Kjo do te diskutohet ne Keshillin Kombetar te Punes, nje diskutim dhe nje vendimmarrje duke marre parasysh te gjitha kerkesat e biznesit, por dhe te sindikatave. Eshte 20 mije leke aktualisht, ne themi te shkoje 21 mije", - vijoi Ksera. Sipas te dhenave te deritanishme, paga minimale gjate 5 viteve te fundit ka ndryshuar disa here. Keshtu ajo nga 18 mije leke, ka shkuar ne 19 mije, nderkohe qe vetem nje vit me pare Keshilli Kombetar i Punes ma marre vendimin per rritjen e saj ne 20 mije leke sa eshte edhe sot. Por me propozimet e bera kjo page do te shkojne ne 21 mije leke. Pas ketij vendimi asnje biznes apo institucion privat apo shteteror qofte nuk mund te punesoje persona me kohe te plote poshte kesaj pagese. Keto deklarata, Ksera i ka bere gjate konferences se organizuar dje me rastin e hapjes se Panairit te Punes ku te pranishem kane qene edhe drejtues te bizneseve ne vend. Perfaqesuesi i Biznes-Albania, Luan Bregasi, vleresoi bashkepunim e frytshem me Ministria e Punes dhe Sherbimin Kombetar te Punesimit, tregues i te cilit, sipas tij, eshte organizmi i Panairit te Punes 2012 ku bizneset prezantojne jo vetem veprimtarine e tyre prodhuese, por edhe ofertat per vende te lira te pune. "Biznesi ne Shqiperi eshte biznes social dhe ne jemi krenar qe efektet e krizes ne kete periudhe te veshtire nuk rane mbi fuqine punetore, ku jo vetem nuk pati shkurtime te vendeve te punes, por perkundrazi u vazhdua me hapjen e vendeve te reja te punes", - deklaroi Bregasi. Nga ana tjeter, Avenir Kika, perfaqesues i Punedhenesve ne Keshillin Kombetar te Punes, permendi efektet pozitive te politikave te hartuara dhe zbatuara ne keto vite nga qeverite shqiptare per rritjen e punesimit dhe uljen e papunesise, e cila nga 22 % qe ishte 15 vjet me pare, tani eshte 13%. Kika kerkoi qe zyrat e punes te rrisin cilesine e sherbimit dhe t'i pergjigjen ne kohe dhe profesionalisht kerkeses per pune vecanerisht te te rinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›