E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia, Shqiperia shenon 13. 26% te popullsise

Numri i te papuneve ne Shqiperi eshte ulur ndjeshem. Te dhenat zyrtare te Ministrise se Punes, tregojne se sot rezultojne zyrtarisht 13. 26 per qind popullsise e papune nga 13.7 qe ka qene nje vit me pare. Ministri i Punes, Spiro Ksera, ne nje konference te zhvilluar ne panairin e Punes ka deklaruar se numri i te papuneve eshte ulur ndjeshem. Per sa i perket punesimit, Ministria e Punes sipas kreut te saj i ka tejkaluar parashikimet e saj. "Shqiperia eshte nga te paktat shtete te rajonit qe ka nje ulje te papunesise dhe rritje te punesimit. Po t'i referohemi shifrave, nivelin e papunesise e kemi zvogeluar ne masen 13.26 per qind dhe synojme qe ne fund te ketij viti kjo te minimizohet ne masen 13 per qind", - tha Ksera. Ministri Ksera pohoi gjithashtu se ne Shqiperi eshte ulur niveli i papunesise, ndryshe nga vendet e rajonit qe jane prekur nga kriza dhe kane rritje te numrit te qytetareve qe nuk kane nje pune. "Shqiperia eshte nga te paktat shtete te rajonit qe kemi nje ulje te papunesise dhe rritje te punesimit. Do doja t'i beja nja thirrje te gjithe aktoreve qe operojne ne tregun e punes, por edhe kompanive private qe ndermjetesojne per hapjen e vendeve te reja te punes, te kemi nje bashkepunim sa me te ngushte sepse punesimi eshte nje ceshtje shume e ndjeshme", - deklaroi Ksera. Sipas tij, per te luftuar papunesine, qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere iniciativash, sic eshte edhe ky panair Pune, qe po zhvillohet keto dite apo marreveshja me Qeverine Italiane per te punesuar ne shtetin fqinj rreth 250 shtetas shqiptare. Sektoret qe kane krijuar mundesi punesimi jane ai i industrise se fasoneve, industrive perpunuese, si dhe projektet koncesionare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›