E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet, demet e paguara me rritje galopante deri 255%

Eglantina Nasi

Ne Shqiperi, kompanite tregohen me te gatshme per te paguar ndaj klienteve te tyre demet e sigurimit te grupit te Jetes, sesa ato qe kane te bejne me sigurime te Jo-Jetes. Nje fakt i tille rezulton nga te dhenat me te fundit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, mbi te dhenat e tregut te sigurimeve gjate muajve janar-mars 2012. Ato tregojne konkretisht se ndersa per demet e paguara bruto per sigurimet e jo-Jetes gjate kesaj periudhe eshte shenuar nje rritje e tyre prej 38.7%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, demet e paguara per Jeten, kane arritur deri ne nje ndryshim perqindje qe kap vleren tejet te larte prej 254.83%. Te tilla shifra flasin per nje aftesi me te larte paguese, por edhe ndergjegjesim te kompanive te sigurimit ndaj klienteve te tyre, nga viti ne vit, lidhur me demet qe mund te pesojne ndaj jetes se tyre. "Demet bruto te paguara ne sigurimin e Jo-Jetes, nga 496 mije leke qe kane qene ne vitin 2011, gjate janar-mars 2012 kane kapur shifren prej 688 mije leke, me nje ndryshim ne perqindje prej 38.7%", konstaton raporti i lartpermendur. Teksa ve perballe ketij treguesi edhe ate per demet e paguara per Jeten, saktesisht, pagesen gjate periudhes janar-mars 2012 prej 34.431 mije lekesh ne total, nga 9.703 mije leke qe ka qene gjate se njejtes periudhe ne vitin e kaluar. Duke siguruar ne kete menyre nje ndryshim ne perqindje, qe kap vleren prej 254.83%. Nga ana tjeter, nje ecuri e tille, duket se nuk ka qene ne te njejten perputhshmeri me ate te primeve qe klientet kane paguar prane kompanive te sigurimeve per secilin grup. Keshtu, gjithmone referuar te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, per tregun gjate muajve janar-mars 2012, thuhet se "Tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetes, te cilat sollen rreth 86.41% te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e Jetes me rreth 13.59%". Konkretisht, "te ardhurat nga primet e sigurimit, ne periudhen janar-mars 2012, arriten rreth 1,882 milione leke, ose 15.74% me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar", citon raporti i lartpermendur i AMF-se. Dukuri kjo e cila duket se ka gjetur reflektimin e saj edhe ne renien e numrit te kontratave qe qytetaret kane lidhur me kompanite e sigurimeve, saktesisht 218.770 te tilla, duke shenuar nje ulje prej 26.32% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Te tilla shifra flasin per nje nivel me te larte te ecurise pozitive te demeve qe paguajne kompanite, ne krahasim me ate te pagesave qe ato arketojne nga klientet. Pra, tregu shqiptar i sigurimeve po orientohet gjithmone e me shume drejt pageses se demeve ndaj klienteve te tyre.

Demet per Semundjet,rritje 150%

I perfshire ne grupin e madh te sigurimeve te Jetes, sigurimi i Semundjeve eshte njeri prej atyre qe ka shenuar rritjen me te larte te pagesave te demeve rreth tij nga ana e kompanive te sigurimit. Keshtu konstatohet ne raportin me te fundit te AMF-se, sipas te cilit, per semundjet vetem gjate muajve janar-mars 2012, eshte paguar nje total prej 40.280 mije lekesh. Ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, kur eshte shenuar nje total pagesash te demeve ne nivelin prej 27.082 mije lekesh, ekspertet e AMF-se, kane konstatuar se eshte shenuar nje rritje prej 48.78% per kete sherbim qe kryejne kompanite e sigurimeve. Megjithese sipas tyre, ende ky lloj sigurimi ze nje nivel te ulet ne grupin e sigurimeve te Jetes, nga 5.85% ne vitin e meparshem, ne 5.46% gjate ketij viti.

Demet per makinat, kryesojne listen e pagesave te kryera

Demet e paguara per sigurimet qe lidhen ne lidhje me makinat, zene vendin kryesor ne listen e atyre qe kompanite e sigurimeve kane kryer gjate muajve janar-mars 2012. Saktesisht, te dhenat e referuara nga AMF-ja, tregojne se per zerin "Pergjegjesi motorike ndaj paleve te treta MTPL e brendshme", nga 260.153 milione leke deme te paguara nje vit me pare, ne fillimin e ketij viti rezultojne 440.377 milione leke te paguara, duke siguruar keshtu nje diference prej 69.28%. Nderkaq, i larte rezulton edhe totali i pagesave te kryera per sigurimin e Kartonit jeshil. Sic citon AMF-ja, gjate periudhes se muajve janar-mars 2012, kompanite e sigurimit kane kryer nje total pagesash prej 105.964 mije lekesh, nga 41.980 mije leke, gjate se njejtes periudhe te nje viti me pare, duke siguruar nje rritje prej 152.41%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›