Maqedoni, 20 personat e arrestuar për vrasjen e 5-fishtë sot në gjykatë
SHKUP – 20 të arrestuarit gjatë operacionit të djeshëm “Monstër", lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, gjatë gjithë natës janë mbajtur nëpër disa stacione policore.
MPB dje kërkoi 24 orë kohë për të ngritur kallëzimet penale kundër të ndaluarve dhe më pas do të publikohen emrat e tyre.
Të arrestuarit pritet të dorëzohen pranë gjykatësit hetues në Gjykatën penale Shkupi 1, ndërsa akoma nuk dihet se cilët janë personat e grupit të ndaluar që mund të ngarkohen si përgjegjës të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit natën e 12 prillit.
Ministria Maqedonase e Punëve të Brendshme bëri të ditur një ditë më parë se të ndaluarit janë pjesë e një grupi radikal islamik dhe arrestimi i tyre u bë në disa lagje të Shkupit si Çair, Hasanbeg, Shutkë dhe Haraçinë.
Arrestime pati edhe në komunën e Likovës, ku u arrestua një grua e moshuar 60 vjeçare, për posedim të armës pa leje si dhe një i moshuar tjetër.
Policia theksoi se gjatë operacioni të koduar “Monstër" është gjetur një armë automatike, katër pistoleta, bomba, gjashtë plumba ‘shigjeta e zezë”, gjashtë karikator për automatik si dhe materiale tjera të dyshimta.
Siç bëhet e ditur në mesin e të arrestuarve dhe të dyshuarve janë edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, pasi MPB përmes disa filmimeve gjatë bastisjeve publikoi fotografi të ish-pjesëtarëve.
(er.nu/ina/BalkanWeb)