E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje ne rruge, masakron 39-vjecarin

Pas sherrit masakron me mjete te forta ne mes te rruges nje 39-vjecar. Policia e Elbasanit nisi hetimin ne gjendje te lire pas shoqerimit te te dyshuarit Minella Duka 45-vjec, banues ne lagjen "5 Maji". Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjate nje konflikti per motive te dobeta ne fshatin Mengel, ka goditur me dru dhe gure ne pjese te ndryshme te trupit Shpetim S., banues ne kete fshat. I plagosuri ka marre mjekimin ne spital dhe u kthye ne shtepi, ndersa gjate denoncimit te dhene ka shpjeguar edhe rrethanat dhe identifikoi autorin e krimit. Policia tha se po punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave, kurse materialet iu kaluan prokurorise per veprime te metejshme, me akuzen "plagosje e lehte me dashje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›