Vjedhje ne Korce dhe Pogradec, nje ne kerkim
Korce- Policia ka zbuluar autoresine e dy vjedhjeve qe kane ndodhur nje dite me pare ne qytetet e Korces dhe te Pogradecit. Burime te policise bejne te ditur, se kane vendosur ne pranga 34-vjecarin Gentian Qylafi, banor i qytetit te Korces. Sipas hetimeve te kryera, Qylafi dyshohet se nje dite me pare ka vjedhur nje dyqan ne lagjen nr. 6 te qytetit, ku ka marre sende te ndryshme. Gjithashtu Policia e Pogradecit, ka bere te mundur te zbuloje autorin e nje vjedhjeje qe ka ndodhur ne nje prej njesive tregtare te ketij qyteti, ne pronesi te Sh. B. Sipas burimeve zyrtare, eshte shpallur ne kerkim 16-vjecari A. C., banor i lagjes nr. 3 te qytetit, pasi nga hetimet e kryera rezulton te jete autori i vjedhjes qe ka ndodhur me daten 8 nentor te ketij muaji, ku eshte marre nje sasi e madhe asortimentesh dhe materialesh me vlere te konsiderueshme monetare. Ndaj dy te dyshuarve eshte ngritur akuza e "vjedhjes se pasurise se tjetrit".