Varrezat e makinave, Abeshi: Kemi nisur verifikimet
Pas përfundimit të afatit të heqjes së varrezave të makinave ministria e mjedisit deklaron se shumica e subjekteve i kanë hequr mbetjet.
Pëllumb Abeshi drejtor i përgjithshëm i politikave deklaroi se tashmë kanë nisur inspektimet për të verifikuar edhe ato subjekte që nuk e kanë zbatuar rregullin.
Ndër të tjera drejtori i politikave të përgjithshme reagoi edhe në lidhje me akuzat e bëra prej opozitës në lidhje me importin e mbetjeve.
Abeshi deklaroi se tashmë ministria e mjedisit ka përfunduar hartimin e paketës ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kjo paketë me akte nënligjore është përgatitur me asistencë të plotë të BE-së.