E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Së shpejti ndërmarrje sociale


Shumë shpejt edhe në Shqipëri do të ketë ndërmarrje sociale. Kjo është ideja e një projektligji që po ndërtohet nga ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. E veçanta e tyre është se në to do të punësohen grupet e personave të perjashtuar dhe në nevojë. Po ashtu edhe organizatat apo personat që do të hapin këto ndërmmarje do të kenë lehtësira fiskale.

Sipas ministit të Punës, Spiro Ksera kjo iniciativë sigurisht do të rrisë edhe numrin e të punësuarëve në vend. Realizimi i të ardhurave nga aktivitete prodhuese do të rrisë kapacitetet e shoqatave dhe do t'i beje ato më pak të varura nga donacionet e mundshme dhe njëkohësisht do të rrisë mundësinë e tyre për t'u bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›