Plot 90 bursa studimi në Greqi
Fondacioni shtetëror grek i bursave (IKY) ofron bursa për studime pasuniversitare në Greqi. Ambasada greke në Tiranë njoftoi zyrtarisht dje se Fondacioni Shtetëror Grek i Bursave ofron 90 bursa për studime pasuniversitare për shtetas të huaj të vendeve të Ballkanit, Europës Qendrore dhe Lindore, Azisë, Afrikës, si dhe të Amerikës Latine. Këta me kombësi greke ose jo, për vitin akademik 2010-2011, sipas programeve të studimit të ndara në: Master të Nivelit të Dytë, për një periudhë nga 1 deri në 3 (tre) vjet, doktoratë (PhD), për një periudhë nga 1 (një) deri në 4 (katër) vjet, kërkime në postdoktoratë për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 (një) vit. Specializime në artet e bukura, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet. Formularët dhe dokumentet e tjera, mbasi të jenë plotësuar nga aplikantët, të dërgohen direkt në ambasadën greke në Tiranë, ose pranë konsullatës së përgjithshme në Gjirokastër apo Korçë, brenda datës 17 maj 2010. “Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, dokumentacionin që duhet plotësuar dhe mënyrën e aplikimit, referojuni adresës së poshtëshënuar në web-site: www.iky.gr, sqaroi Ministria e Arsimit.
#