Ksera: Shqiptaret duhet te respektojne rregullat

“Të gjithë shqiptarët duhet të respektojnë rregullat. Duhet siguracioni i jetes dhe siguria e qytetarit”. Me këtë apel, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në një vizitë në Gjirokastër u ka kërkuar të gjithë qytetarë të respektojnë rregullat baze të udhëtimit pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.
Ndërsa Ministri Ksera ka inspektuar pikën kufitare të Kakavijës, ai është ndalur dhe tek problemet që kanë patur shtetasit shqiptarë me kthimin, ndersa do të udhëtonin pa viza drejt Greqisë, pasi policia ka vënë re mungesën në dokumentacion që kanë pasur këta të fundit.