Zbulohet stërgjyshja e Jezu Krishtit!
Sipas një legjende mesjetare, një grua shenjtore e quajtur Ismeria ishte gjyshja e Virgjëreshës Mari dhe rrjedhimisht, stërgjyshja e vetë Jezu Krishtit.
Një ekzaminim i dy dorëshkrimeve që i përkasin shekullit XIV dhe XV, të gjetura në Firence, Itali, përcaktojnë me imtësi se cila ka qenë gruaja që lindi Shën Anën, e cila lindi Shën Marinë.
Historia e jetës së kësaj gruaje reflektohet në reagimet e Florentinëve që jetonin në atë kohë, gjithnjë sipas Catherine Lawless nga Universiteti i Limerikut në Irlandë. Ajo është autore e librit “kush ishte Jezusi njerëzor”.
Historia e jetës së Shën Ismerias është shembulli tipik i një gruaje të devotshme që jeton edhe si e martuar, edhe si vejushë.
Sipas legjendës që na tregojnë dorëshkrimet, Ismeria ishte një grua shumë e bukur dhe shumë e devotshme, e cila u martua me “Santo Liseo”, një patriark. Në ditën e dasmës së tyre, ata bënë një marrëveshje solemne për një jetë bashkëshortore të përkushtuar.
Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin
Studentët e xhiruan shoferin e autobusit, i cili mizorisht shkeli në rrugë një dordolec prej bore dhe videon e publikuan në YouTube. Shoferi pas publikimit të videos u detyrua të jepte dorëheqje.
Në fakt ai dha dorëheqje pasi në video shihet duke vozitur në anën e gabuar të rrugës, duke e “rrafshuar dordolecin për toke”. Incidentin e xhiruan studentët e konviktit Urban në Institutin e Illinoisit, të cilët kishin punuar dordolecin prej bore në mes të rrugës për të parë reagimin e shoferëve.
Në video shihet një automobil, i cili me shkathtësi kalon “pengesën” në rrugë, ndërsa në anën tjetër vjen një autobus i cili e godet direkt dordolecin.