E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i motit nga sinoptikanes Porja

Reshjet e dёborёs tё cilat kanё rёnё gjatё ditёs e kanё zbardhur tё gjithё kryeqytetin. Pёr shkak tё reshjeve tё rёna nё disa akse, janё krijuar probleme nё qarkullimin e automjeteve. Edhe nё ditёt nё vazhdim nё kryeqytet pritet tё ketё sёrish flokё dёbore por qё nuk do tё jetё e mundur qё tё krijojё shtresa. Sipas sinoptikanes sё Institutit Meterologjik Meteoalb Lajda Porja, nё mbrёmjen e sё premtes do tё kemi shtim tё vranёsirave dhe pёr pasojё reshjet e shiut dhe tё dёborёs do tё pёrfshijnё tё gjithё territorin e vendit.

Sipas sinoptikanes Porja, nё qytetin e Shkodrёs reshjet do tё jenё me intensitet tё lartё. Dita e dielё do tё sjellё dobёsim tё ndjeshёm tё reshjeve nё tё gjithё vendin. Pёrsa i pёrket njё parashikimi mё afatgjatё, java nё vijim do tё jetё me pёrmirёsim tё kushteve atmosferike duke bёrё qё reshjet tё zhvendosen drejt zonave malore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›