Kthehej i armatosur ne Greqi, arrestohet 23 vjecari vlonjat
Gjirokaster- Tenton te kthehet ne Greqi i armatosur, por eshte zbuluar gjate kontrollit ne piken kufitare te Kakavijes. Spiro Ziu, 23 vjec, banues ne Selenice te Vlores, udhetonte se bashku me nje 24 vjecare nga Kreta, te cilen e kishte ftuar per te vizituar Shqiperine. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem, gjate nje kontrolli fizik te ushtruar ne automjetin me te cilin Ziu udhetonte, tip "Ford" RIO me traga greke YEI 55 69, eshte gjetur arma e zjarrit automatike model 56. "Arma eshte gjetur ne pjesen e pasme te motorit, poshte baterise se mjetit", thane zyrtare te policise kufitare. Agjentet bene ndalimin e Ziut per vepren penale te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Shqiptari udhetonte se bashku me nje vajze greke, K. V., nga Kreta, 24 vjece. Sipas deklarimeve te kesaj te fundit ne Policine e Gjirokastres, ajo ishte thjesht nje e njohura e Spiro Ziut, e cila ishte ftuar per te vizituar familjen e tij ne Selenice te Vlores. Pas deklarimeve te dhena, vajza eshte lene e lire nga policia, duke vazhduar rrugen drejt Greqise. Policia vendore tha se pasi u kryen te gjitha veprimet hetimore, materialet i kaluan Prokurorise se Gjirokastres.
B. K.
B. K.